​covid-19,-mbi-1600-te-vdekur-qe-nga-rastet-e-para-ne-kosove

​COVID-19, mbi 1600 të vdekur që nga rastet e para në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 4.193 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 548 raste pozitive.

Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 76 vjeç), Mitrovicë 2 raste (84, 73 vjeç), Prishtinë 2 raste (67, 70 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Istog 1 rast (69 vjeç), Viti 1 rast (58 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 73.048 raste nga 329.900 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.649 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 301 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.986 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.413. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 250 raste, Pejë 34 raste, Mitrovicë 31 raste, Gjakovë 29 raste, Gjilan 22 raste, Lipjan 20 raste, Obiliq 17 raste, Suharekë 17 raste, Vushtrri 16 raste, Ferizaj 15 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Kamenicë 11 raste, Podujevë 11 raste, Deçan 8 raste, Klinë 8 raste, Prizren 8 raste, Rahovec 8 raste, Skenderaj 8 raste, Kaçanik 5 raste, Viti 5 raste, Novobërdë 4 raste, Istog 3 raste, Drenas 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Malishevë”, thuhet në njoftimin.

The post ​COVID-19, mbi 1600 të vdekur që nga rastet e para në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Qeveria merr vendim për shpronësimin e disa tokave për autostrada

Radio-Ahireti

Gashi i LDK-së: Kurti nuk është tërhiqur nga Ligji, nuk ia bëjmë kuorumin për president

Radio-Ahireti

Bilanci i deritanishëm i Covid-19 në Kosovë: 1599 të vdekur, mbi 69 mijë të infektuar

Radio-Ahireti

Nis votimi i fshehtë për të zgjedhur presidentin e Kosovës

Radio-Ahireti

Rama më i preferuari për Kryeministër, por si ai edhe Basha nuk gëzojnë mbështetjen e të rinjve

Radio-Ahireti

Brenda një dekade largohen 600 mijë qytetarë nga Shqipëria

Radio-Ahireti