​dita-e-pavaresise-–-qytetaret-presin-nje-te-ardhme-me-te-mire

​Dita e Pavarësisë – qytetarët presin një të ardhme më të mirë

Me rastin e shënimit të kësaj dite, ndryshe nga niveli qendror, në kryeqytet nuk pati ndonjë organizim festiv nga ana e Komunës së Prishtinës, me përjashtim të stolisjes së sheshit kryesor “Nënë Tereza”.

Pavarësisht kësaj, qytetarë të shumtë dolën të kremtojnë duke krijuar kështu një atmosferë të hareshme me këngë e valle në sheshin qendror të kryeqytetit.

Ata thonë se për këtë përvjetor do të ishte më mirë të kishte ndonjë koncert festiv nga komuna e Prishtinës.

“Mirë ka qenë me pas ndonjë koncert për rini, por edhe kjo ecje nuk është keq”, tha Ahmeti.

Nazmi Bërbatovci, një tjetër qytetar që kishte dalë të kremtojë Ditën e Pavarësisë së Kosovës, pret që vitin e ardhshëm të pavarësisë ta presin në kushte më të mira.

“Është dashur të ketë organizim prej komunës, pasi që kjo është një festë shumë e madhe. Ne e kemi pritur me gëzim pavarësinë. Uroj të shkojë në rregull, për rini, për të gjithë. Qe 20 vjet nuk është punuar kurrgjë. Tash presim që qeveria e re ndoshta do të rregullojë gjërat për rininë, se shumë keq rinia… Po presim të ndryshojë, të bëhet diçka më mirë”, tha ai.

Edhe qytetari tjetër, Murat Turmoku pret që në të ardhmen të ketë një zhvillim ekonomik për vendin.

“Për shkak të pandemisë nuk kisha thënë. Edhe ashtu kallaballëk, Kosova nuk i ka kushtet, buxhetin e ka të dobët. Mjafton edhe kështu… Pres arsim, shëndetësi, ekonomi më të mirë”, u shpreh ai

Qytetari Kujtim Lushaj thotë se më shumë duhet të fokusohemi të punojmë për shtetin, pasi në këtë mënyrë do të ndalet ikja e të rinjve nga vendi.

“Mjafton kjo nuk ka nevojë të bëhen shpenzime të tepërta të kota. Mjafton të dimë që është një festë e jona, të punojmë sa më shumë që ky shtet që po festojmë ketë dite të jetë i dashur për qytetarët, të ketë sundim të ligjit të rendit. Qytetarët kanë qejf të jetojnë këtu e jo të ikin në mërgim” tha ai.

Ndryshe, shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzimi i një rrugëtimi të dhimbshëm lotësh e gjaku për popullsinë shqiptare atje.

Për vite me radhë, deri në qershor të 1999, shqiptarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga ushtria e kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq.

Në nëntor 2005 nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar. Më 2 shkurt 2007, emisari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, për pavarësinë e Kosovës. Pasi u mbajtën disa raunde bisedimesh, Kosova u shpall e pavarur më 17 shkurt 2008.

TË ngjajshme

Njohja Kosovë – Izrael, nga konsistenca si faktorizim ndërkombëtar te përfitimet e shumëfishta

Radio-Ahireti

Shkon në 11 numri i ushtarëve turq të vdekur pas rrëzimit të helikopterit

Radio-Ahireti

Shtëpia e Bardhë kërkon një hetim ndërkombëtar për origjinën e COVID-19

Radio-Ahireti

Tornadot godasin SHBA-në, shtëpitë mbesin pa kulm – pasagjerët e aeroporteve dërgohen në strehimore (Video)

Radio-Ahireti

Nga korriku pa tarifa për roaming

Radio-Ahireti

Covid-19, teste të shpejta falas dy herë në javë në të gjithë Anglinë

Radio-Ahireti