​fmn:-pandemia-ka-lene-prapa-vendet-e-varfra-dhe-ne-zhvillim

​FMN: Pandemia ka lënë prapa vendet e varfra dhe në zhvillim

“Ne vlerësojmë se deri në fund të vitit 2022, të ardhurat e grumbulluara për frymë do të jenë 13% më të ulëta se parashikimet e para krizës në ekonomitë e përparuara, krahasuar me 18% për vendet me të ardhura të ulëta dhe 22% për vendet në zhvillim”, theksoi ajo në një postim të botuar me rastin e takimit virtual të ministrave të Financave dhe bankierëve qendrorë të vendeve të G20.

“Pasoja e drejtpërdrejtë do të jetë rritja me miliona e numrit të personave jashtëzakonisht të varfër në vendet në zhvillim”, shtoi Georgieva.

Në këtë kontekst, ajo rekomandon përpjekje të vazhdueshme për t’i dhënë fund krizës shëndetësore duke përshpejtuar vaksinimin, që do të rriste të ardhurat globale me nëntë trilionë midis 2020 dhe 2025.

Georgieva nxiti, gjithashtu, vendet e G20-s të vazhdojnë me mbështetjen e tyre buxhetore dhe të sigurojnë mbështetje të veçantë për vendet më të rrezikuara./Atsh

TË ngjajshme

Balje ironizoi me sloganin e LDK-së, Gecaj i kundërpërgjigjet keq

Radio-Ahireti

Syla, pasi Vjosa Osmani bëhet bartëse e listës së VV-së: Ia ngulën Glaukut

Radio-Ahireti

Krasniqi: Osmani e kërcënoi me shkarkim Dakën për ta detyruar të moszbatojë aktgjykimin e Kushtetueses

Radio-Ahireti

Moti i acartë mbërthen SHBA, raportohen dhjetra viktima

Radio-Ahireti

Ramosaj: Isa Mustafa më ka ruajtur te konviktet që të mos ta shkruaj Kosova Republikë

Radio-Ahireti

Këta janë 10 kandidatët më të votuar të PDK-së në Skenderaj

Radio-Ahireti