​hoxhiq:-vendimi-i-pzap-it,-i-ndikuar-politikisht-–-do-te-ankohemi-ne-supreme

​Hoxhiq: Vendimi i PZAP-it, i ndikuar politikisht – do të ankohemi në Supreme

Po ashtu PZAP ka anuluar pjesërisht votat për subjektet politike Ujedinjena Zajednica, Adriana Hoxhiq dhe Koalicionit VAKAT. Haxhiq ka thënë se vendimi i marrë sot është politik, i padrejtë dhe skandaloz.

Në një lidhje direkte në emisionin “Frontal” në T7, Hoxhiq ka thënë se një vendim i tillë nuk është marrë asnjëherë në histori, dhe se do të ankohen në Gjykatën Supreme.

“Një vendim i tillë nuk ka ndodhur asnjëherë në histori, askund në botë. Ne do ta shfrytëzojmë mekanizmin që e kemi përpara, ankesën të Gjykata Supreme. Ne do t’i kemi argumentet me vete, sepse shpjegimet që ne i kemi marrë nga PZAP, nuk pinë ujë. Të gjitha shpjegimet janë të pa baza, vendimi është skandaloz, i bazuar politikisht dhe i padrejtë”, ka deklaruar ajo.

Hoxhiq ka thënë se i janë larguar aq vota sa ajo të humbë pozitën e deputetes.

“Ne të gjitha ligjet i kemi respektuar. Kandidatët tanë të gjithë janë boshnjakë. Ligji nuk ia ndalon asnjë qytetari dhe nuk e udhëzon asnjë qytetar që patjetër duhet të votojë opsionin sipas etnicitetit. Në Komunën e Prizrenit si mund PZAP ta dijë se cila votë është e komunitetit shqiptar e cila e atij boshnjak. Unë kam pasur shumë telefonata nga qytetarë të rëndomtë që nuk po munden ta besojnë se çfarë po ndodh. Mua edhe shqiptarët më kanë votuar”, ka shtuar ajo.

Ndryshe, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e disa partive minoritare, në lidhje me keqpërdorim të votës së minoriteteve në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Numëruar në fletëvotime, PZAP ka anuluar në Zubin Potok gjithsej 407 fletëvotime, në Shtërpcë 499 fletëvotime, në Ranillug 255 fletëvotime, në Graçanicë 416 fletëvotime, në Partesh 196 fletëvotime, në Kllokot 249 fletëvotime dhe në Novobërdë 254 fletëvotime. Ndërkaq, në komunat Zveçan, Leposaviq e Mitrovicë e Veriut, PZAP ka anuluar pjesërisht votat e Ujedinjena Zajednica të Adriana Hoxhiqit dhe Koalicionit Vakat.

Nasha Iniciatica me seli në Mitrovicë, Lista Boshnjake Unioni Social Demokrat dhe Nova Demokratska Stranka, kishin dorëzuar ankesë, duke pretenduar se votat e partive boshnjake kanë shënuar rritje 49 për qind apo rreth 7.000 vota më shumë në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Një rritje e votës, sipas tyre, ka ardhur për shkak se komuniteti serb në Kosovë votoi për përfaqësuesit boshnjakë.

PZAP ka konstatuar se votat e subjektit të Adriana Hoxhiqit dhe koalicionit Vakat janë në dispropocion me numrin e banorëve të komunitetit boshnjak, të cilët i përkasin, andaj paraqesin vota të pavlefshme, për faktin se “është standard jo demokratik, që me votat e votuesve të një komuniteti të sigurohet e drejta e përfaqësimit të një komuniteti tjetër”.

Gjithashtu, PZAP ka pranuar pjesërisht ankesën e subjekteve politike boshnjake lidhur me fletëvotimet që i përkasin subjektit politik Romani Iniciativa, duke anuluar fletëvotime në komunat Leposaviq, Novobërdë, Ranillug, Partesh dhe Kllokot.

Votat e marra nga Romani Inciativa gjithashtu janë konsideruar se janë në dispropozicion me numrin e banorëve të komunitetit rom, e të cilat paraqesin vota të pavlefshme.

PZAP ka njoftuar se ka aprovuar të bazuara në total 16 apele, pjesërisht të bazuara 9 apele, ka refuzuar 177 apele, ka hedhur të parregullta dy apele dhe ka hedhur një apel të pas-afatshëm.

Palët kanë të drejtë që 24 orë brenda afatit të pranimit të vendimit, të ankohen në Gjykatën Supreme, ndërsa gjykata ka obligim të vendosë brenda 72 orëve në momentin e paraqitjes. PZAP ka njoftuar se vendimet e Gjykatës Supreme do të jenë përfundimtare.

TË ngjajshme

Dy shkolla në Prishtinë kalojnë në mësim online, numër i madh i të infektuarve me Covid-19

Radio-Ahireti

Pamje të rralla nga varrimi i 24 civilëve të vrarë në Likoshan e Çirez

Radio-Ahireti

Sanders mbledh 1.8 milion dollarë për bamirësi nga fotografia e famshme

Radio-Ahireti

ASK publikon Statistikat e tregtisë me pakicë për tremujorin e katërt 2020

Radio-Ahireti

Nesër shpallen rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet e 14 shkurtit

Radio-Ahireti

Jetëgjatësia e institucioneve e varur nga (mos)zgjedhja e presidentit

Radio-Ahireti