​kamberi:-gjykata-serbe-i-jep-te-drejte-fyerjeve-te-vulinit-ndaj-shqiptareve

​Kamberi: Gjykata serbe i jep të drejtë fyerjeve të Vulinit ndaj shqiptarëve

Deputeti shqiptar në Kuvendin serb, Shaip Kamberi, tha se Gjykata e Lartë në Beograd sot ka refuzuar ta shpallë fajtor ministrin, Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Kamberi u shpreh se “siç dihet, ish-zëdhënësi i Mira Markoviqit dhe Ministri i sotëm i Brendshëm i Aleksandër Vuçiqit, përdor vazhdimisht terminologjinë fyese ‘shiptari’ në vend të terminologjisë zyrtare në Serbi: ‘albanci’”.

“Duke e cilësuar padinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar si të pabazuar, Gjykata i ka dhënë tashmë edhe fuqi juridike institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes, mosdurimit dhe ksenofobisë ndaj shqiptarëve në përgjithësi, e atyre në Serbi në veçanti. Kjo nuk ka ndodhur as në kohën e Sllobodan Millosheviqit!”, shkroi Kamberi.

Ai tha se në cilësinë e shefit të Grupit Parlamentar “Lugina e Bashkuar-SDA Sanxhak”, ka filluar ndërmarrjen e veprimeve institucionale në nivel shtetëror dhe ndërkombëtar.

Ai ka ftuar autoritetet e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të vendeve të rajonit, që të reagojnë ndaj Beogradit për ta ndaluar institucionalizimin tashmë edhe juridik të gjuhës së urrejtjes ndaj minoriteteve në Serbi.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë në Beograd është precedent tepër i rrezikshëm për minoritetet në Serbi, por edhe në tërë Ballkanin Perëndimor”, përfundoi Kamberi.

The post ​Kamberi: Gjykata serbe i jep të drejtë fyerjeve të Vulinit ndaj shqiptarëve appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Dyshime për manipulime me vota, Policia aksion në komunën e Kllokotit

Radio-Ahireti

Ushtria e Kosovës bëhet për herë të parë me dy inxhinierë të fluturimit

Radio-Ahireti

Vetëvendosje kërkon para nga qytetarët për t’ia financuar fushatën elektorale

Radio-Ahireti

S’ka masa të reja anti-COVID, Zemaj: Nuk do të marrim vaksina nga Serbia dhe Rusia

Radio-Ahireti

COVID-19 – Mbi tre milionë viktima në botë

Radio-Ahireti

Tre të vdekur dhe 379 raste të reja me Cocid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti