​kqz-sot-shpall-rezultatet-perfundimtare-te-zgjedhjeve-parlamentare

​KQZ sot shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) mbrëmë është përmbyllur numërimi i votave nga diaspora. KQZ do të shpall sot rezultatet përfundimtare, në ditën e 18 pas ditës së zgjedhjeve, ashtu si më 2014 dhe 2017.

Kësaj radhe janë rinumëruar më shumë vendvotime, gjithsej 564 dhe janë numëruar më shumë se 32 mijë vota me kusht dhe rreth 57 mijë vota të ardhura përmes postës.Kujtojmë se me shpalljen e sotëm të rezultatit përfundimtar nuk përmbyllet procesi zgjedhor pasi janë subjektet politike dhe kandidatët të cilët kanë të drejtë të paraqesin ankesat e tyre në PZAP lidhur me këto rezultate.

Ankesat mund të paraqiten brenda 24 orësh nga moment i shpalljes së rezultatit nga ana e KQZ-së dhe PZAP duhet të marrë vendim brenda tre ditësh.Nëse palët janë të pakënaqura me vendimet e PZAP, atëherë të njëjtat mund t’i drejtohen brenda 24 orëve Prokurorisë dhe Gjykatës Supreme, e cila gjithashtu ka 3 ditë kohë për të vendosur lidhur me ankesat në fjalë.Vetëm pas kësaj, KQZ mund të certifikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve dhe t’i hap rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

The post ​KQZ sot shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Drejt 13 mijë rasteve aktive me COVID-19, Kosova pa vaksinë e Klinika Infektive e bllokuar nga pacientët

Radio-Ahireti

Kryediplomati saudit: Normalizimi me Izraelin do të ishte në dobi të rajonit

Radio-Ahireti

Kurti: Ose mbi 80 vota në kuti për Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mijë vota në kuti për Vetëvendosjen

Radio-Ahireti

Gjuha denigruese ndaj presidentes Osmani, UP dërgon profesorin Ardian Kastrati në Këshillin e Etikës

Radio-Ahireti

​Në Prekaz ndizet flakadani për Natën e Zjarreve

Radio-Ahireti

Arabia Saudite me kufizime për pelegrinazhin në Mekë në Ramazan

Radio-Ahireti