script data-ad-client="pub-9620819389881323" async src="https://pagead2.googlesyndication.com/ pagead/js/adsbygoogle.js">

​Mali i Zi shënon numrin më të madh të viktimave nga COVID-19 brenda një dite

1

Në Mal të Zi, 50 raste të tjera të coronavirusit u konfirmuan në 24 orët e fundit, dhe katër persona vdiqën, që është numri më i lartë i vdekjeve në një ditë.

Zëvendësdrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Senad Begiq, tha në konferencën për shtyp se janë testuar 481 persona, si dhe se 163 pacientë ishin shëruar.

Që nga fillimi i epidemisë në Mal të Zi, janë regjistruar gjithsej 3,411 pacientë, ndërsa 57 persona kanë vdekur, nga të cilët 48 kanë vdekur në periudhën nga fillimi i qershorit deri sot. Shumica e pacientëve janë në Podgoricë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni