​nga-sot-testet-pcr-do-te-kryen-edhe-ne-qendren-rajonale-te-ikshpk-se-ne-gjilan

​Nga sot testet PCR do të kryen edhe në Qendrën Rajonale të IKSHPK-së në Gjilan

Kësisoj situate me koronavirus vazhdon të jetë mjaftë shqetësuese.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se prej sot, testet PCR mund të kryhen edhe pranë Qendrës rajonale të IKSHPK-së në Gjilan.

Zemaj tha se Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike ka zgjeruar kapacitete e veta testuese duke pajisur me aparate për testet PCR të gjashtë qendrat rajonale të IKSHPK-së, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Së bashku me kryetarin e komunës Lutfi Haziri, morëm pjesë në lëshimin në përdorim të pajisjeve PCR në Qendrën rajonale të IKShP në Gjilan.

Nga sot, testet PCR mund t’i kryhen edhe pranë Qendrës rajonale të IKShPK-së në Gjilan, kështu, vijon decentralizimi dhe ngritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore duke u afruar edhe më pranë qytetarëve.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka zgjeruar kapacitetet e veta testuese duke pajisur me aparate për teste PCR të gjashtë qendrat rajonale të IKShPK. Kështu, mbulohen të gjitha rajonet me këtë shërbim të nevojshëm në kohë pandemie.

Pajisja për teste PCR, tashmë është vënë në funksion dhe qytetarët e këtij rajoni, mund t’i kryejnë testet pa pasur nevojë të udhëtojnë në qendrat tjera për teste. Projekti për kryerjen e testeve PCR në qendrat rajonale, ka kushtuar 1.752.210 euro./Lajmi.net/

TË ngjajshme

Numërohen të gjitha votat edhe në Prizren, VV bindshëm e para

Radio-Ahireti

Ulqini mbyllet si pasojë e rritjes së rasteve me koronavirus

Radio-Ahireti

COVID-19 në Kosovë: Mbi 10 mijë e 500 raste aktive, 15 komuna kalojnë në zonë të kuqe

Radio-Ahireti

‘Shpëton’ Shukri Buja, Apeli thotë se i është vjetërsuar lënda

Radio-Ahireti

Shefja e Policisë: Përkrahësit e ish-presidentit Trump duan të sulmojnë përsëri

Radio-Ahireti

Miftaraj për Qeverinë Hoti: Të bekuar që kjo strukturë nuk do ta qeverisë më Kosovën

Radio-Ahireti