​revokimi-i-fletarrestit-per-radojciqin,-vv-e-quan-veprim-skandaloz-dhe-te-rrezikshem

​Revokimi i fletarrestit për Radojçiqin, VV e quan veprim skandaloz dhe të rrezikshëm

LVV thotë se Radojçiqi në gjithë këto vite sfidon ligjin dhe sovranitetin e integritetin e Republikës së Kosovës dhe se me veprimtarinë e tij terrorizon të gjithë qytetarët e të gjitha komuniteteve.

LVV shton se kushdo këtë veprim të papritur e sheh me dyshim dhe si larje të borxheve të mëhershme apo kusht për aleancat e reja të nëntokës e parapolitikës.

“Ky vendim i Gjykatës, i mbajtur heshtur, larg opinionit publik, përveç skandalit, përbën dhe rrezik e të panjohura. Si mund dikujt që i është përgatitur fletarresti për dyshime si i përfshirë në krim të rëndë t’i revokohet ai? Kush është Prokurori i Prokurorisë Speciale i cili paska kërkuar nga departamenti special pa asnjë argumentim të qëndrueshëm që të revokohet urdhërarresti për një ndër kriminelët më të mëdhenj të pasluftës? Kushdo këtë veprim të papritur e sheh me dyshim dhe si larje të borxheve të mëhershme apo kusht për aleancat e reja të nëntokës e parapolitikës”, thuhet në reagimin e LVV.

LVV thotë se Prokuroria speciale dhe Gjykata themelore duhet t’i shpjegojnë publikut të Kosovës se pse nuk u dashka arrestuar më një kriminel.

“Po ashtu i bëjmë thirrje Këshillit Prokurorial dhe atij Gjyqësor të veprojnë. Rasti në fjalë është skaji i pasigurisë që mundet të shkaktojë për rendin publik ata që duhet ta mbrojnë atë. I bëjmë thirrje po ashtu organeve të sigurisë dhe atyre ligjzbatuese të jenë vigjilente përballë kësaj ngjarje. Institucionet e drejtësisë duhet të përgjigjen se pse në vend se të ndjekin kriminelët paskan hequr dorë nga përndjekja. Këto bashkëpunime me krimin e organizuar tash në kohën e ndërrimit të qeverisë janë tërësisht të papranueshme dhe duhet të hetohen”, vijon komunikata.

LVV thotë se si qeverisje e ardhshme janë të përcaktuar qartë në funksion të sundimit të ligjit e triumfit të së drejtës. “Por kjo gjë siç po dëshmohet nuk mund të arrihet me gjykatës e prokurorë që kanë shumë borxhe ndaj politikës apo ndaj krimit të organizuar. Andaj na duhet vetingu në gjyqësi e prokurori, na duhen profesionistë patriotë që i shërbejnë ligjit e vendit e jo burokratë në shërbim të krimit. As atij vendor e as atij rajonal”, përfundon reagim

TË ngjajshme

Memli Krasniqi: Rahoveci është kryeqyteti i bujqësisë, me punëtorë fisnikë të cilët do t’i mbështesim me fondin e Rimëkëmbjes

Radio-Ahireti

Moti: Priten reshje bore dhe shiu gjatë javës

Radio-Ahireti

14 viktima dhe 590 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri

Radio-Ahireti

Varianti i ri i COVID-19 në Kosovë, IKSHPK thirrje qytetarëve: Qëndroni në shtëpi

Radio-Ahireti

Ministri merr pjesë në varrimin e Albert Krasniqit

Radio-Ahireti

Shefqet Krasniqi: Oda o vëlla është për burra, kuzhina është për gra

Radio-Ahireti