​valbon-krasniqi:-kemi-hyre-ne-fazen-e-re-te-shperthimit-te-covid-19-ne-kosove

​Valbon Krasniqi: Kemi hyrë në fazën e re të shpërthimit të COVID-19 në Kosovë

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik të Kosovës, Valbon Krasniqi ka thënë se Kosova ditëve të fundit ka hyrë në një fazë të re të shpërthimit të pandemisë COVID 19 dhe tash është një fluks i madh i të infektuarve.

“Sot kemi 678 pacientë të shtrirë në të gjitha institucionet shëndetësore të Kosovës, e që është numër më i madh për 150 pacientë më shumë brenda 10 ditësh”, ka thënë Krasniqi në emisionin “Debat” të RTK-së.

Krasniqi ka thënë se tash Kosova është në një fazë të re të të infektuarve dhe të të shtruarve në institucionet shëndetësore dhe se po bëjnë maksimumin të ofrojnë shërbime mjekësore, që asnjë pacient mos të mbetet i pa trajtuar.Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publikë dhe privatë me metodën RAT, janë testuar 2.410 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 444 raste pozitive.Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 74.079 raste nga 335.123 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.668 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 452 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.650 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.761.

The post ​Valbon Krasniqi: Kemi hyrë në fazën e re të shpërthimit të COVID-19 në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen deri në Shqipëri

Radio-Ahireti

Shteti tjetër që pezullon vaksinën AstraZeneca

Radio-Ahireti

SHBA shton përpjekjet për të ndihmuar vendet e tjera me vaksina

Radio-Ahireti

Gjendje kaotike me masat në Gjermani

Radio-Ahireti

I gjenden shtatë kilogramë narkotikë në vendkalimin kufitar Vërmicë – policia ndalon dy persona për 48 orë

Radio-Ahireti

Krasniqi për tubimet e partive politike: Ka rrezik potencial të rritet numri i të infektuarve me COVID-19

Radio-Ahireti