1021-raste-te-reja,-numer-rekord-viktimash-nga-covid-19-ne-shqiperi

1021 raste të reja, numër rekord viktimash nga COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 1021 raste të reja me COVID-19 në 3897 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 19 persona kanë humbur jetën për shkak të virusit teksa ka vijuar procesi i vaksinimit me 1134 persona të tjerë.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 451 raste në Tiranë, 42 raste në Durrës, 40 raste në Vlorë, Sarandë, 38 raste në Fier, 34 raste në Shkodër, 32 raste në Kavajë, 28 raste në Elbasan, Gjirokastër, 25 raste në Krujë, 23 raste në Berat, 21 raste në Pogradec, Gramsh, 19 raste në Kuçovë, 16 raste në Lushnje,  14 raste në Kamëz, 13 raste në Kukës dhe Lezhë, 12 raste në Librazhd, 11 raste në Kurbin, Tepelenë, 10 raste në Korçë, 9 raste në Mallakastër, 7 raste Ura Vajgurore, Kolonjë, 6 raste në Mirditë, 5 raste në Devoll, Pukë, Mat, 4 raste në Vorë, 3 raste në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë, Cërrik, 2 raste në Tropojë, Përmet, Dibër, Përrenjas, Peqin, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Has, Delvinë, Divjakë, Roskovec, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 906 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 66,309 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 45 në terapi intensive, nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.

The post 1021 raste të reja, numër rekord viktimash nga COVID-19 në Shqipëri appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Më shumë se 100 persona shpëtohen në detin Mesdhe, mes tyre edhe fëmijë

Radio-Ahireti

Vuçiq: Kemi arritur marrëveshje për blerje të vaksinave të Modernas

Radio-Ahireti

Ndalimi zviceran i nikabit kufizim i lirive themelore, thotë OKB

Radio-Ahireti

Daka: Nevojitet arsyetim ligjor për rinumërim total të votave

Radio-Ahireti

Shejh Sudais plotëson 38 vjet si imam i Qabesë

Radio-Ahireti

BE mbështet fuqizimin e shërbimit korrektues dhe sprovues në Kosovë

Radio-Ahireti