12-te-arrestuar-dhe-400-mije-euro-te-sekuestruara-ne-aksionin-e-sotem-policor

12 të arrestuar dhe 400 mijë euro të sekuestruara në aksionin e sotëm policor

12 persona janë arrestuar në aksionin e sotëm nga Policia e Kosovës dhe janë sekuestruar mbi 400 mijë euro. Personat e arrestuar dyshohen për keqpërdorim të subvencioneve, keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe marrje e dhënie ryshfeti.

Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, ka dhënë detaje lidhur me aksionin, ku tha se nga muaji janar ka filluar grumbullimi i informacioneve dhe provave.

“Sot kemi bërë bastisjen e tyre, ku e kemi arsyetuar kërkesën për bastisje dhe gjatë këtyre veprimeve kemi konfiskuar një shumë të madhe të parave, laptop, telefona, vetura. Janë arrestuar 12 persona, 10 janë persona zyrtarë dhe 2 qytetarë të tjerë që kanë ndihmuar. Dyshohen për keqpërdorim të subvencioneve, marrje dhe dhënie të ryshfetit. Në bazë të provave dhe informatave ky aksion do të zhvillohet edhe në ditët e ardhshme”, tha ai.

Drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, Nazmi Sahiti, tha se në aksionin e sotëm janë rreth 400 mijë euro që janë sekuestruar.

Bastisja është zhvilluar në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë dhe në komunën e Istogut  Lipjan dhe në Pejë.

Mungesën e prokurorit të rastit Rafet Haliti, e ka arsyetuar kryeprokurori i Prishtinës Kujtim Munishi, i cili tha se çdo veprim ka qenë në koordinim me të.

The post 12 të arrestuar dhe 400 mijë euro të sekuestruara në aksionin e sotëm policor appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Kërcënimi për sulm, Njësia Speciale e Policisë “blindon” zonën rreth QKUK-së

Radio-Ahireti

Deputeti i Bundestagut gjerman del hapur në mbështetje të Albin Kurtit

Radio-Ahireti

Arrestime në disa komuna, Policia sekuestron çanta me para

Radio-Ahireti

Mërgimtarët po presin deri në 7 orë për ta kaluar kufirin në Merdare

Radio-Ahireti

Qeveria: Mbesin në fuqi masat e njëjta, përveç heqjes së orës policore dhe kthimit të mësimit në fakultete

Radio-Ahireti

“Ora e Tokës”, qytetet anembanë botës shuajnë dritat për 60 minuta

Radio-Ahireti