120 euro për çdo fëmijë të porsalindur në Vushtrri, qytetarët mirëpresin nismën e Tahirit

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se komuna që ai drejton do të mbështesë secilin çift vushtrrias me fëmijë të porsalindur. Tahiri ka njoftuar se për çdo fëmijë të porsalindur do të jetë pakoja me 120 euro. E këtë nismë, e kanë mirëpritur shumë qytetarë të kësaj komune.

Çdo fëmijë i porsalindur në qytetin e Vushtrrisë do të furnizohet me 120€ pako mbështetje.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

“Propozimi të mbështetur fëmijët e porsalindur në Vushtrri është dërguar në Kuvendin e Komunës si politikë e re e qeverisjes komunale dhe pritet të aprovohet në seancën e muajit shkurt. Pastaj ne do të vazhdojmë me procedurat e prokurimit. Pavarësisht se kur miratohet ligji, do të përfitojnë të gjithë fëmijët që kanë lindur në vitin 2020”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Xhafer Tahiri.

Por kjo shumë nuk do t’i dhurohet prindërve në të holla, përcjell Telegrafi.

“Ligji nuk e lejon të jepen si para direkte, pavarësisht se ne me dëshirë do t’i jepnim paratë që prindërit t’i përdorin si të duan. Ne kemi vendosur që me ketë shumë të blejmë një shtrat për beben ose një pako me gjëra të nevojshme për beben”, deklaroi Xhafer Tahiri.

E këtë nismë të Tahirit, e kanë mirëpritur shumë qytetarë të kësaj komune.

“E kam pritur shumë mirë këtë vendim. Do të ishte mirë që edhe më herët të merrej ky vendim, por megjithatë faleminderit edhe tash”, deklaroi qytetarja Jehona Gërxhaliu.

“Për çdo prind ky vendim është i mirëseardhur”, thotë qytetari tjetër Isak Mustafa.

“Vendim i mirëseardhur dhe i dobishëm për qytetarët e vendit”, deklaroi Florie Barileva  .

Një nga ta madje rekomandon që kjo nismë të fillojë të zbatohet edhe nëpër komuna të tjera.

“Kryetarët e komunave tjera duhet ta marrin iniciativën për arsye se Kosova po zbrazet nga rinia”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Agim Vatovci.

Në Komunën e Vushtrrisë, numri i lindjeve në vit është afër 600, prandaj kjo masë pritet ti kushtojë buxhetit komunal rreth 72,000€./RTV Dukagjini/Telegrafi

TË ngjajshme

Të premten votohet programi i qeverisë Kurti

Radio-Ahireti

Ushtria e Kosovës bëhet për herë të parë me dy inxhinierë të fluturimit

Radio-Ahireti

Më shumë amerikanë kanë vdekur nga COVID-19 sesa në Luftën e Dytë Botërore

Radio-Ahireti

Mërgimtarët po presin deri në 7 orë për ta kaluar kufirin në Merdare

Radio-Ahireti

Forcat izraelite plagosin 10 palestinezë gjatë protestave në Bregun Perëndimor

Radio-Ahireti

Tri viktima dhe 426 raste të reja me Covid-19

Radio-Ahireti