14-viktima-dhe-590-te-infektuar-me-covid-19-ne-shqiperi

14 viktima dhe 590 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 2.954 persona dhe 710 persona të tjerë janë shëruar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 182 raste në Tiranë, 38 raste në Vlorë, 30 raste në Fier, 29 raste në Shkodër, 24 raste në Elbasan, Pogradec, 22 raste në Durrës, 19 raste në Korçë, 17 raste në Tepelenë, 16 raste në Berat, 15 raste në Lushnje, 14 raste në Mirditë etj.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 406 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 14 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 6 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetarë nga Kuçova, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 57- 84 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar gjithsej 119.528 raste pozitive, prej tyre 83.264 janë shëruar, 34.158 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektive e kanë humbur 2.106 pacientë./A2

TË ngjajshme

Sahatqija: Korrupsioni duhet të luftohet brenda, jo t’i jepet material Serbisë dhe Rusisë

Radio-Ahireti

​Arrestohet një person për kanosje ndaj zyrtarëve policorë në Mitrovicën e Jugut

Radio-Ahireti

Ismaili, PDK: Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje i konvenon Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, prioritete të korruptuara

Radio-Ahireti

Vaksinat anti COVID-19 në Kosovë gati në përfundim

Radio-Ahireti

Mbërrijnë në Maqedoni 10.530 vaksina Pfizer

Radio-Ahireti

Caktimi i mundshëm i masave të reja anti-COVID, nga Asociacioni i Komunave thonë se ende nuk janë konsultuar

Radio-Ahireti