15-telefonat-me-baterine-me-te-mire

15 telefonat me baterinë më të mirë

Jetëgjatësia e baterisë është gjithnjë në fokusin e shumë përdoruesve, të cilët dëshirojnë të përdorin pajisjet e tyre për aq kohë sa të jetë e mundur pa pasur nevojë për ngarkues.

Përkundër faktit se, përveç madhësisë së ekranit dhe specifikimeve, kapacitetet e baterisë që shumë prodhues vendosin në telefonat e tyre gjithashtu po rriten, jo të gjithë telefonat janë të njëjtë.

Kjo është arsyeja pse ekspertët nga faqja e Tom’s Guide bënë një provë të veçantë për të përcaktuar se cilat telefona kanë me të vërtetë jetëgjatësinë më të madhe të baterisë. Gjatë testimit, telefonat vazhdimisht surfonin në internet përmes LTE ose 5G derisa të mbaronte bateria.

Telefoni mesatar arriti të zgjasë 10 orë, por telefonat në listë arritën të përfitonin sa më shumë nga bateria dhe të shfletonin në internet për 11 orë. Në krye të listës është modeli Motorola G8 Power, i cili qëndroi i ndezur për më shumë se 16 orë dhe ka një bateri 5,000 mAh.

Lista e plotë e telefonave me jetëgjatësinë më të mirë të baterisë:

1. Motorola G8 Power: 16:10 (16 orë e 10 minuta)

2. Motorola G7 Power: 15:35

3. Asus ZenFone 6: 15:01

4. LG V60 ThinQ 5G: 12:46

5. Motorola G Fast: 12:17

6. Motorola G Stylus (Pro): 12:13

7. Motorola Edge: 12:12

8. Samsung Galaxy S20 Ultra: 11:58

9. iPhone 11 Pro Max: 11:54

10. OnePlus Nord N10 5G: 11:48

11. LG G8X ThinQ Dual Screen: 11:46

12. Motorola Z4: 11:31

13. iPhone 11: 11:16

14. TCL 10 5G UW: 11:07

15. OnePlus 8 Pro: 11:05

TË ngjajshme

iPhone 12 Pro Max mposht Samsung Galaxy S21

Radio-Ahireti

Porsche dëshiron ta bëjë benzinën po aq ekologjike sa makinat elektrike

Radio-Ahireti

PMCO: Skuadra ‘Kings 007’ nga Kosova në PUBG në garë për 1.6 milionë dollarë

Radio-Ahireti

Apple nuk do ta prodhojë iPhone 13 dhe arsyeja është e çuditshme

Radio-Ahireti

Prapë paditet Apple, po i ngadalëson qëllimisht iPhone-ët

Radio-Ahireti

​Këto janë mënyrat më të zakonshme të mashtrimit në internet

Radio-Ahireti