Image default

15 viktima dhe 801 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Në Shqipëri numri i infektimeve të reja është në rënie në krahasim me shifrat e ditëve të para të shkurtit, shqetësim mbeten rastet fatale.

Gjatë ditës së fundit ka pasur 15 persona të vdekur të moshave 43-91 vjeç dhe 801 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë.

Bie në sy fakti se pjesa më dërrmuese e rasteve ditore janë nga Tirana (479 raste) ndjekur nga Durrësi me 100 raste dhe Saranda me 59 të prekur.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 558 pacientë, 38 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.

Që prej fillimit të pandemisë numërohen 1,582 të vdekur nga coronavirus ndërsa numri i të infektuarve i ka kaluar 94 mijë të prekur.

Ndërkohë rastet aktive mbeten mbi 34 mijë të prekur ndërsa Tirana është qarku me më shumë të infektuar pasi numëron më shumë se 20 persona.

 

COVID-19 – Statistika (16 Shkurt 2021)

 

Testime totale           420,818

 

Raste pozitive            94,651

 

Raste të shëruara        58,794

 

Raste Aktive               34,275

 

Humbje jete                1,582

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë                          20674

 

Fier                              2894

 

Vlorë                            1746

 

Durrës                         1713

 

Shkodër                       1474

 

Elbasan                       1201

 

Lezhë                          1046

 

Korçë                          993

 

Berat                           981

 

Gjirokastër                  829

 

Kukës                          406

 

Dibër                           318

The post 15 viktima dhe 801 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Reagon KQZ-ja: Nuk po organizojmë sondazhe në rrjete sociale

Radio-Ahireti

Maqedonia e Veriut publikon bilancin 24 orësh të koronavirusit

Radio-Ahireti

Tre të vdekur dhe 245 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Refuzohen mbi 1600 vota nga diaspora

Radio-Ahireti

10 deputetet më të votuara në Kosovë

Radio-Ahireti

Edhe një infermiere kosovare humb jetën nga Covid-19

Radio-Ahireti