38-vjecarja-shoqerohet-ne-polici,-sulmoi-fizikisht-policet-dhe-refuzoi-testimin-per-alkool

38-vjeçarja shoqërohet në Polici, sulmoi fizikisht policët dhe refuzoi testimin për alkool

Ajo po ashtu ofendoi dhe sulmoi fizikisht policët, si dhe refuzoi kërkesën e policisë për t’u testuar për alkool.

“Në vendin e ngjarjes është hasur e dyshuara femër kosovare me iniciale B.M., ( e lindur në 1983), e cila në mënyrë të dukshme ishte e dehur. E njëjta refuzoi urdhrat e zyrtarëve policorë, i ofendoi dhe sulmoi fizikisht ata, si dhe refuzoi të mbyllte lokalin”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Të njëjtën mbrëmje, në të njëjtin lokal, një person i dyshuar mashkull, u ndalua në stacionin e policisë, u testua për alkool dhe rezultoi (0.99). Personi i shoqëruar, gjithashtu kishte pasur mosmarrëveshje verbale me zyrtarët policorë.

Lidhur me rastin është informuar Prokurori kujdestar, dhe i njëjti urdhëroi që dy personat të ndaloheshin jo më shumë se 6 orë dhe për shkak të dehjes, përderisa deklaratat e tyre të merren më 4 prill 2021.

Rast penal është iniciuar kundër të dyshuarës f/k: “Pengimi i personit zyrtarit në kryerjen e detyrës zyrtare”, ndërsa, ndaj personit tjetër, të fillon procedura për kundërvajtje.

Me datë 04.04.2021. janë marrë deklaratat e dy të dyshuarve dhe me urdhër të Prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregulltë.

TË ngjajshme

Këto ishin fjalët e para të Vjosa Osmanit pasi ishte shkarkuar nga pozitat në LDK

Radio-Ahireti

Shala godet Kurtin: Kur erdhi Pakoja e Ahtisaarit, njerëzit u vranë në rrugë

Radio-Ahireti

Të hënën në Shqipëri vijnë edhe 7 mijë vaksina

Radio-Ahireti

Letonia dhe Lituania do të rinisin përdorimin e vaksinave të AstraZenecas

Radio-Ahireti

Transportuesit: Alarm i fundit për qeverinë, kërkojmë 6.5 milionë euro

Radio-Ahireti

Shefi i Ndrangheta-s arrestohet pas 14 vjetësh në arrati

Radio-Ahireti