433-mije-euro,-600-dollare,-franga,-lira-turke-e-shumecka-tjeter-u-konfiskua-nga-aksioni-i-djeshem

433 mijë euro, 600 dollarë, franga, lira turke e shumëçka tjetër u konfiskua nga aksioni i djeshëm

Mëngjesin e djeshëm Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë dhe organet e tjera të hetuesisë kanë zhvilluar një aksion në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.

Nga Policia e Kosovës sot kanë deklaruar se ky aksion u realizua në Prishtinë, Istog, Gjilan dhe në Lipjan.

“Hetuesit policor nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, gjatë një aksioni “Subvencioni 2021” kanë arrestuar 12 persona nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën ‘Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe marrje/dhënie ryshfeti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu u theksua se në bazë të provave janë bërë bastisje në disa zyre dhe në vendbanime të personave ku janë konfiskuar: 433.160.00 euro, 600 dollarë, 200 franga, 275 lira turke, 15 telefona, tetë vetura, një kompjuter, pesë armë, një USB dhe një vulë.

Me urdhër të prokurorit 11 zyrtarët e arrestuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt.Rasti është duke u hetuar.

The post 433 mijë euro, 600 dollarë, franga, lira turke e shumëçka tjetër u konfiskua nga aksioni i djeshëm appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Erdoğan: Turqia është një nga 3-4 vendet më të mira në botë për mjetet ajrore pa pilot

Radio-Ahireti

Numërohen mbi 13 mijë vota me kusht, LVV thellon epërsinë

Radio-Ahireti

Osmani kujton 24 Marsin: Rilindëm për ta ndërtuar një shoqëri të bazuar mbi premisën e lirisë

Radio-Ahireti

Edhe një ish-ushtar i UÇK-së arrestohet nga Specialja

Radio-Ahireti

Haradinaj: Kurrë nuk e la pa e ndërtu autostradën e Dukagjinit

Radio-Ahireti

Zemaj jep një lajm për vaksina, tregon sa doza dhe kur do të shpërndahen

Radio-Ahireti