66 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, shkon në 39 numri i viktimave

0

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 280 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 nga të cilat janë konfirmuar 66 raste pozitive kryesisht kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste të reja në proces hetimi.

Po ashtu, janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarëve që nga fillimi i epidemisë në 1,086.

Numri i viktimave nga virusi shkon në 39.

Ka ndërruar jetë një pacient 67 vjeçar nga Shkodra, i konfirmuar me COVID-19, i cili vuante nga insuficenca kardiake dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 55 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar.

Në Shqipëri janë aktualisht 663 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë. /

Ju gjithashtu mund të pëlqeni