script data-ad-client="pub-9620819389881323" async src="https://pagead2.googlesyndication.com/ pagead/js/adsbygoogle.js">

39

Në Gjykatën e Apelit në Shkup edhe sot do të vazhdojë seanca publike në të cilën duhet të shqyrtohen ankesat e 33 personave të dënuar për ngjarjet e përgjakshme në Lagjen e Trimave në Kumanovë në maj të vitit 2015, gjatë të cilit jetën e humbën tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë së shtetit dhe dhjetë anëtarë të grupit të armatosur, ndërkaq 30 persona u lënduan.

Seanca publike dje filloi në mënyrë të tensionuar pasi që disa nga të akuzuarit u ngritën dhe me fjalë ofenduese ndaj gjykatës kërkuan ta braktisin seancën, sepse, siç thanë në gjuhën shqipe nuk e pranojnë gjykatën dhe kërkojnë hetim ndërkombëtar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të dënuarit e Grupit të Kumanovës në seancë: Fol shqip, këtu është Shqipëri (Foto/Video)Të dënuarit e Grupit të Kumanovës në seancë: Fol shqip, këtu është Shqipëri (Foto/Video)

Në seancë morën pjesë vetëm tre nga të akuzuarit, pasi që të tjerët në mënyrë vullnetare e braktisën seancën.

Sipas aktvendimit të Gjykatës Themelore Shkup 1 të 2 nëntorit të vitit 2017, për konfliktin e armatosur më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, 33 të akuzuar u dënuan me burg.

Shtatë nga të akuzuarit morën dënime me burg të përjetshëm, 13 u dënuan me nga 40 vite, gjashtë me 20, një me 18, dy morën nga 14 vite, dy të tjerë nga 13, ndërsa edhe dy u dënuan me nga 12 vite. Katër morën aktvendime për t’i liruar. Prokuroria atëherë kërkoi burg të përjetshëm për të gjithë./Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni