902-paciente-me-covid-19-po-trajtohen-ne-spitalet-e-pergjithshme,-116-prej-tyre-ne-kliniken-infektive-ne-qkuk

902 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e përgjithshme, 116 prej tyre në Klinikën Infektive në QKUK

Në Klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 902 pacientë. Kështu bëhet e ditur nga raporti i Shërbimit Spitalor Klinik-Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Nga ShSKUK tregojnë se 735 raste janë të konfirmuar me Sars CoV2 dhe 37 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, kurse 720 janë nën asistim të oksigjenoterapisë.

Vetëm në Klinikat e QKUK-së janë të shtirë 372 pacientë, prej tyre 317 të konfirmuar me pozitivë COVID-19.

Më së shumti pacientë të shtrirë janë në Klinikën Infektive. Në këtë klinikë janë të shtrirë 116 pacientë.

Raporti i plotë i ShSKUK-së:

Në Klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 902 pacientë, thotë raporti i punës për datën 13 prill 2021.

735 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2

37 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore

720 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 372 pacientë:

317, të konfirmuar me Sars Cov-2

14, në gjendje të rënduar

325, me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 116 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 80 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 59 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 84 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 16 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 13 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 530 pacientë:

421- të konfirmuar pozitivë

23- në gjendje të rënduar shëndetësore

395- me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 123 pacientë

Spitali i Gjakovës, 68 pacientë

Spitali i Pejës, 99 pacientë

Spitali i Gjilanit, 105 pacientë

Spitali i Ferizajt, 68 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 47 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 20 pacientë

The post 902 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e përgjithshme, 116 prej tyre në Klinikën Infektive në QKUK appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

SHBA mohon përfshirjen në grusht shtetin e mposhtur të vitit 2016 në Turqi

Radio-Ahireti

Komisioneri Evropian nesër në Kosovë, bashkë me të edhe 5 mijë doza të vaksinës antiCOVID

Radio-Ahireti

Drejtori i Zyrës së Partive në KQZ rekomandon certifikimin e të gjithë kandidatëve

Radio-Ahireti

“AstraZeneca” ndryshon emrin e vaksinës së saj në “Vaxzevria”

Radio-Ahireti

Kurti takohet me Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli

Radio-Ahireti

Vazhdon të bie numri i të hospitalizuarve me Covid-19

Radio-Ahireti