a-do-te-kete-kuorum-per-zgjedhjen-e-vjosa-osmanit-presidente?

A do të ketë kuorum për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente?

Memli Krasniqi, nga Partia Demokratike e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë përgjigje konkrete, ai i ka thënë lajmit se është ende herët të flitet për ketë çështje.

As nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje nëse kjo parti do ta votojë Osmanin apo do të qëndrojë në sallë ditën e votim.

Ndërsa, nënkryetari i kësaj partie Daut Haradinaj kishte thënë më herët se nëse Ramush Haradinaj nuk kandidohet për president, ata nuk kanë votë për asnjë tjetër.

“Oferta jonë për koalicionin me VV-në është Ramush Haradinaj president. Jashtë kësaj oferte s’kemi votë për askënd tjetër”, kishte thënë Haradinaj.

Deri më tani, nuk ka pas ndryshim të qasjes nga ana e Aleancës, ndërsa nuk dihet nëse kjo parti do të bashkëpunojë më VV-në në këtë drejtim.

Edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdimisht janë deklaruar se nuk kanë votë për Vjosa Osmanin për presidente.

Ndërsa, njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu duke folur për lajmi.net ka thënë se është një vendim i Gjykatës Kushtetuese që i obligon deputetët që të jenë të pranishëm në seancat e Kuvendit, në kuptimin përgjegjësie etike edhe ligjore, kur bëhet kandidimi i dhe emërimi i presidentit.

“Po nga Vetëvendosje kanë deklaruar se do të bisedojnë me subjektet politike, pra është qëndrim zyrtar i partisë që të bisedojnë me subjekte të tjera dhe në një mënyre ta marrin një pëlqim, i cili në fakt është obligimi, pra krijimi i kuorumit i pranisë për të votuar në çfarëdo mënyre pa ndikimi. Por me rendësi që të jenë aty dhe dy faktor janë më të rëndësishëm në këtë rast. Një që subjektet politike të gjitha edhe pozitë edhe opozitë duhej që të ishin mjaftueshëm të vëmendshëm dhe të vetëdijshëm që qytetarët kanë votuar për ndryshim dhe kërkojnë nga ta që të formohen institucionet. Qytetarët janë përcaktuar edhe për kornizat institucionale se kush ku me qenë edhe për kryeministër edhe për presidente. Prandaj i obligon edhe Kushtetuta edhe mandati i deputetit edhe përgjegjësia morale për marrjen e mandatit, që të votojnë pro ose kundër sipas ndërgjegjes së tij, pra të jetë i pranishëm. Po ashtu është një vendim i Gjykatës Kushtetuese që i obligon deputetët që të jenë të pranishëm, në kuptimin e një përgjegjësie edhe etike edhe ligjore, në seancat e Kuvendit kur bëhet kandidimi i dhe emërimi i presidentit”, ka thënë Baraliu.

Po ashtu Baraliu thotë se do të duhej të ishin aty dhe ta krijonin kuorumin, sipas tij, nëse nuk e bëjnë këtë ata vazhdojnë të thellojnë humbjen e tyre ndoshta edhe për tu bërë jorelevant si faktor politikë.

“E dyta,  partitë politike edhe opozitare do të duhej që ta kishin përgjegjësin e duhur që është fundi i të gjitha fundeve kjo loja e tyre me pushtet dhe dëshira për pushtet më këto qeveritë gjysmake me pazare politike që 10 vite, dhe që tani kemi një verdikt qytetarë që nga të orientohen institucionet tona dhe ato institucione duhet përkrahur që të formohen dhe mandej të monitorohen nga opozita. Edhe nga ky këndvështrim i përgjegjësisë institucionale dhe krijimit të institucioneve do të duhej të ishin aty dhe ta krijonin kuorumin dhe mendoj që nëse këtë nuk e bëjnë ata vazhdojnë të thellojnë humbjen e tyre ndoshta për tu bërë relevant si faktor politike siç tani e kemi Nismën e AAK-ne po edhe LDK-në e PDK-në”, thotë Baraliu.

Ndryshe, Vjosa Osmani ka mandat deri më 5 maj të qëndrojë në zyrën e presidentit të vendit si ushtruese detyre, ndërsa procedurat për zgjedhjen e të parit të shtetit duhet të fillojnë një muaj më herët, më 5 prill. /Lajmi.net/

TË ngjajshme

Rama: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon

Radio-Ahireti

PDK kërkon që Blerim Sallahu të intervistohet nga Prokuroria pas deklaratave për të akuzuarit në Hagë

Radio-Ahireti

Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Radio-Ahireti

Nga e diela, Mbretëria e Bashkuar me vizë speciale për banorët e Hong Kongut

Radio-Ahireti

Mustafa takohet me ambasadorin Weidinger, flasin për zgjedhjet

Radio-Ahireti

Vlora Dumoshi e gatshme të kandidojë për kryetare të Prishtinës

Radio-Ahireti