Image default

“A mos vallë, po çuditesh me urdhrin e Zotit?

Njerëzit shpesh,  ndoshta për arsye të  besimit dhe bindjes së dobët mendojnë se për shkak të mëkateve që bëjnë, Allahu nuk do t’ua pranoj lutjet dhe veprat e mira që i bëjnë.

Shpesh dëgjojmë përgjigjet plot pesimizëm: “Në këtë gjendje që jam, nuk do të më jap Zoti asgjë, jam shumë larg mëshirës së Allahut…!

Të menduarit në këtë mënyrë është e gabuar. Allahu i Madhërishëm me mëshirën e Tij të madhe,  për shkak të ndonjë punë të mirë mund tët fal veprimet e gabuara dhe të pranoj lutjet. Ai ka mundësi që për shkak të ledhatimit të kokës së jetimit apo për shkak të ndihmës që ja jep një kafshe të lënduar t’ua pranoj lutjet.

Po marrim shembull nënën tonë Sarën, gruan e Ibrahimit a.s. Të shikojmë thënien e saj pasi që engjëjt e gëzuan me lindjen e Is’hakut a.s.

“E gruaja (Sara) e tij (Ibrahimit) rrinte në këmbë dhe qeshi, e Ne e përgëzuam atë me Is’hakun, e pas Is’hakut me Jakubin.

 Ajo tha: “E mjera unë, si do të lindë unë  kur jam plakë, ndërkaq edhe burri im është plak! Vërtet kjo është gjë e çuditshme?!”.

 Ata i thanë: “A mos vallë,  po çuditesh me urdhrin  e Zotit?” (Hud, 71-73)

Sara nuk mendoi kështu për shkak të ndonjë mëkati, po për shkak të moshës së shtyre, çka për të ishte e pamundur. Por, analizoni mirë përdigjen e engjëjve: “A mos vallë,  po çuditesh me urdhrin  e Zotit?”

Andaj, kur të mendosh se për shkak të ndonjë mëkati Allahu nuk të pranon lutjet, kujto këto fjalë të engjëjve që i thanë Sarës.

Përktheu: Arsim Dauti

(Islampress)

TË ngjajshme

Vlera e dhënies së sadakasë personalisht

Radio-Ahireti

Në vend të vetëpëlqimit, të lëmë puna të flas për ne…

Radio-Ahireti

Cilat janë pasojat e përgojimit

Radio-Ahireti

Dëshpërimi dhe humbja e shpresës në mëshirën e Allahut, është mëkat më i madh…

Radio-Ahireti

Fjalia më e bukur që themi në namaz

Radio-Ahireti

Përse zemërohesh?

Radio-Ahireti