a-mund-te-behet-kurti-kryeminister-pa-u-liruar-nga-vepra-penale-qe-e-la-pa-kandidature-per-deputet?

A mund të bëhet Kurti kryeministër pa u liruar nga vepra penale që e la pa kandidaturë për deputet?

Kjo pasi i njëjti nuk është certifikuar si kandidat për deputet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shkruan lajmi.net.

Vendimi për mos-certifikimin e tij erdhi bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese i cili thoshte se nuk kanë të drejtë kandidimi në zgjedhjet parlamentare persona të dënuar për vepra penale me vendim gjyqësor të formës së prerë në tri vitet e fundit.

në bazë të nenit 71.1 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitojë mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhej në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Por, a mund të mandatohet Albin Kurti për formimin e qeverisë dhe a e afekton vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ia ndaloi kandidimin për deputet, nominimin e Kurtit për kryeministër?

Njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu për lajmi.net është shprehur se kjo rregullohet sipas dispozitave ligjore, por sipas tij, Kushtetuta nuk e specifikon në asnjë vend lidhur për kandidatin për kryeministër atë që thuhet për kandidatin për deputet.

“Dispozitat ligjore i rregullojnë ato çështje por Kushtetuta në asnjë vend nuk thotë për kandidatin për kryeministër ajo që thuhet për kandidatin për deputet pra për pastërtinë në kuptimin formal të asaj që quhet ndëshkueshmëri penale.”, tha Baraliu për lajmi.net.

Ai më tutje shprehet se nuk ka asnjë pengesë në Kushtetutë që Kurti të mandatohet për kryeministër dhe të zgjidhet.

“Pra, nuk ka asnjë pengesë në Kushtetutë që të bëhet kushdo, në këtë rast Albin Kurti të mandatohet nga partia ose koalicioni i tij për kryeministër dhe pastaj të zgjidhet. Nuk ka pengesa Kushtetuese e as ligjore lidhur me këtë.”, tha Baraliu.

Sipas Baraliut, nuk është vepruar mirë me vendimin e Kushtetueses dhe Supremes pasi asnjëra nuk i ka përpunuar kategoritë e domosdoshme për specifikim si dënimi me burg efektiv dhe dënimi me kusht.

“Nuk është vepruar mirë as drejtë as me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e as atë të Gjykatës Supreme sepse nuk i kanë përpunuar kategoritë që janë të domosdoshme për t’u specifikuar se çfarë është burg efektiv dhe çfarë është dënimi me kusht. Pra dënimi me kusht është njëra prej masave alternative.”, tha ai për lajmi.net.

Në fund, Baraliu tha se partitë politike mund t’i drejtohen Kushtetueses për interpretimin e nominimit të Kurtit për kryeministër por se në Kushtetutë nuk është e evidentuar ndonjë pengesë lidhur me mandatimin e tij.

“Partitë politike mund t’i drejtohen Kushtetueses, por duhet të ketë bazë kushtetuese dhe me Kushtetutë nuk është askund e evidentuar ndonjë pengesë që në këtë rast Kurti të mandatohet dhe të zgjidhet për kryeministër të vendit.”, tha Baraliu.

Në anën tjetër, në opinion çarkullojnë zëra se partitë politike do t’i drejtohen Kushtetueses për të vlerësuar kushtetutshmërinë e mandatimit për kryeministër të Kurtit dhe deri atëherë është e paqartë se cili do të jetë epilogu i kësaj ngjarje politike. /Lajmi.net/

TË ngjajshme

Gropat gjigande në Siberi që kanë frikësuar njerëzit

Radio-Ahireti

​Fauci: Vaksinimi do ta ndryshojë situatën

Radio-Ahireti

Kjo është logoja e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Radio-Ahireti

​16 ankesa në PZAP për ditën e zgjedhjeve

Radio-Ahireti

Arrestohet një femër, braktisi fëmijën

Radio-Ahireti

OBSH hedh poshtë teorinë kineze se virusi erdhi nga jashtë vendit

Radio-Ahireti