Image default

AAK synon njërën nga tri pozitat kryesore të shtetit në bashkëqeverisje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se orientimi i tij për postin e presidentit lidhet me disa objektiva.

“E para është përballja me Serbinë në planin e jashtëm. Objektiv është edhe  çështja e sigurisë në përgjithësi deri në anëtarësimin në NATO. Është çështja e unitetit të brendshëm. Të gjitha këto lidhen me respektimin e Kushtetutës dhe unitetit të vendit”.

Haradinaj në RTV Dukagjini thotë se pasi Hashim Thaçi la postin e presidentit të zbrazët, ai kishte shprehur dëshirën për të marrë përgjegjësinë në këtë drejtim.

“Po të kishte president të zgjedhur në atë kohë ndoshta edhe garancitë për lirim me kusht të atyre që janë në Hagë do të ishin tjera nga ato që u bënë me ushtrues detyre të Presidentit”.

Kandidati për president thotë se AAK-ja shpreson të arrijë disa ulëse në Kuvend me anë të cilave pretendon të arrijë ndonjërin nga postet kryesore.

“Ne pretendojmë të futemi në bashkëqeverisje pasi e dimë se nuk mund të arrijmë vendin e parë. Me anë të marrëveshjes qeverisëse synojmë të marrim njërën nga tri pozitat e para shtetërore”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.

 

TË ngjajshme

KEDS apelon për kursim të rrymës

Radio-Ahireti

Albin Kurti fushatë në Sallagrazhdë të Suharekës: Militantët e VV-së sulmojnë verbalisht dhe shajnë familjen e heroit Vata

Radio-Ahireti

Kurti në Shtërpcë me ish-këshilltarin simpatizant të kriminelit Ratko Mlladiq

Radio-Ahireti

​BE dakordohet me Pfizer për 300 milionë doza të tjera të vaksinës

Radio-Ahireti

Shpend Ahmeti: Unë seriozisht besoj që Kurti synon të bëhet kryeministër i Shqipërisë

Radio-Ahireti

Vetëvendosje nuk e pranon as vendimin e Supremes, insistojnë se do të garojnë me 110 kandidatë

Radio-Ahireti