afer-60-mije-te-infektuar-me-covid-19-ne-kosove

Afër 60 mijë të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, me Covid-19 janë infektuar rreth 60 mijë persona. Prej tyre 1,492 kanë humbur jetën, ndërsa mbi 52 mijë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 6 mijë e 231.

Në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri total i rasteve pozitive është 59,931 raste nga 231,094 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,492 raste të vdekjes.

Në raportin e së shtunës thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 260 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52,208 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6,231.

The post Afër 60 mijë të infektuar me COVID-19 në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Në Serbi po dyshojnë se Vuçiq i dërgon 600 milionë euro për serbët në Kosovë

Radio-Ahireti

Masat e reja? Flet ministri Vitia

Radio-Ahireti

Klinika Infektive e mbushur me pacientë, 80 përqind e tyre me oksigjenoterapi

Radio-Ahireti

Saga e ‘Sputnik V’, Sllovakia kërkon sqarime nga Rusia, Gjermania gati për bisedime

Radio-Ahireti

Politikanët amnistojnë veten për shkeljen e masave kundër COVID-19

Radio-Ahireti

KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 32.32 për qind të qytetarëve

Radio-Ahireti