Duke përmendur largimin e Qeverisë Hoti, Ahmeti ka shkruar se pritjet për qeverisjen e VV-së janë joreale, në kohën kur financat dhe ekonomia janë buzë greminës.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe zgjedhjet në fakt ishin shpëtim për Avdullah Hotin dhe për LDKnë. E larguan nga qeverisja në momentin më të vështirë ekonomik e financiar të Kosovës pas luftës. E po ashtu edhe iniciuan ndryshimet në LDK që nuk do të fillonin pa këtë debakël”, ka shkruar ai.