ahmeti:-ne-bdi-jemi-unik,-jane-kaluar-te-gjitha-dallimet-mes-nesh

Ahmeti: Në BDI jemi unik, janë kaluar të gjitha dallimet mes nesh

Ahmeti tha se takime të këtij niveli nuk ka pasur për shkak të pandemisë dhe prandaj ka pasur edhe mal informime dhe nevoja për diskutime, ku të gjitha ato u sqaruan sonte dhe nuk ka më vend për alibi të tjera.

“Qëllimi i këtij takimi ka qenë se opinioni duhet ta shoh se BDI-ja është më unik. Janë biseduar të gjitha çështjet, sepse ka pasur informacione të ndryshme në mungesë të takimeve për shkak të pandemisë, por i siguroj të gjithë se çdo gjë është sqaruar në këtë mbledhje. BDI-ja është e mirë organizuar, sepse jemi unik. Janë kaluar të gjitha dallimet mes nesh. BDI-ja është në binarët e duhur për të marrë përgjegjësi të reja. Nuk është biseduar as për një dorëheqje, por vetëm për përparime”, deklaroi Ahmeti.

Ahmeti iu përgjigj edhe pyetjes për sa i përket protestës së djeshme ku pohoi se hallexjhinjtë po përdoren për qëllime politike dhe se BDI-ja ka inkurajuar gjithmonë dhe ka kërkuar hetime ndërkombëtare për këto raste.

“E mira është që të mos keqpërdoren hallexhinjtë, mos keqpërdoren njerëzit në vështirësi. Ne kemi qenë gjithmonë në kontakte me njerëzit që kanë pasur halle dhe jemi përpjekur t’i vëmë në kontakt me të gjitha institucionet ndërkombëtare. Për të gjitha këto çështje kemi kërkuar edhe ekspertizë ndërkombëtare, monitorim të drejtpërdrejtë ndërkombëtar. Kemi kërkuar për çështjen e protestave të djeshme një hetim ndërkombëtar me ekspetë të huaj të fushës, ku ka ardhur një përgjigje pozitve nga amerikanët po ashtu edhe nga Evropa. Më rastet ku kemi kërkuar rishikim të procesit, është ribërë procesi si në këtë rast. Po ashtu ka edhe insatanca më të larta ku këta mund të ankimojnë çështjen dhe për sa na përket ne, do të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë”, përfundoi Ahmeti.

TË ngjajshme

Elon Musk thyen rekordin e ri: I shton 25 miliardë dollarë në pasurinë e tij në një ditë të vetme

Radio-Ahireti

Ish-kryetari i Supremes: Plotësisht i gabuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ndalon kandidimin e deputetëve

Radio-Ahireti

Krasniqi i PSD-së: Albin Kurti nuk ka arsye të vaksinohet, e ka kryer virusin

Radio-Ahireti

Milano/ Gruaja vret vajzën dhe telefonon burrin: Vajza jonë nuk është më

Radio-Ahireti

30 mijë punëtorë që humbën punën gjatë pandemisë, mund të mos marrin 300 eurot e premtuara

Radio-Ahireti

Serbi i quan shqiptarët terroristë, kërcënon Kurtin: Do t’ja vë flakën tërë familjes tuaj

Radio-Ahireti