aksident-apo-probleme-familjare-–-si-ndodhi-dhe-cfare-dihet-per-tragjedine-ne-familjen-krasniqi?

Aksident apo probleme familjare – si ndodhi dhe çfarë dihet për tragjedinë në familjen Krasniqi?

“Ejani, se e kam vrarë djalin”, ishte thirrja që e pranoi policia e Kosovës nga Skender Krasniqi i cili me një plumb në gjoks e la të vdekur të birin e tij, Albert Krasniqi – emër i njohur për publikun, shkruan lajmi.net.

Policia e Kosovës me të arritur në vendin e ngjarjes e arrestuan dorasin dhe filluan ekzaminimet e para – ku më pas u asistuan edhe nga Mjekësia Ligjore dhe institucionet e tjera relevante.

Në vendin e ngjarjet, njësitet e para policore gjithashtu konfiskuan një armë – e cila u dyshua të jetë përdorur në rastin në fjalë.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën per nje vrasje te ndodhur ne rrugen ” Ndue Perlleshi” ne Prishtinë. Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne  hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen. Nje person eshte arrestuar si dhe eshte konfiskuar nje arme qe dyshohet te jetë arma e  perdorur ne rast. Aktualisht jemi ne fazen fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion te ndriqimit te plote të ketij rasti​.”, tha mbrëmë zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti për lajmi.net.

Policia konfirmon vrasjen në Prishtinë, arrestohet i dyshuari – zbardhen detajet e para të rastit

Në mëngjesin e sotëm, policia e Kosovës dha detaje lidhur me hetimet që u kryen mbrëmë në vendin ku ndodhi tragjedia. Policia treguan se në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar një revole, një karikator, tre fishek, një gëzhojë dhe një predhë.

“Prishtinë 27.01.2021 – 17:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën vrasje e rëndë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, prokurori i shtetit, njësia e mjekësisë ligjore dhe ekipi i urgjencës i cili e ka konfirmuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes gjithashtu janë gjetur dhe konfiskuar: një revole, një karikator, tre fishek, një gëzhojë dhe një predhë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vetëm një plumb u shkrep në drejtim të Albertit, çka gjeti policia në vendin e vrasjes?

 

Lidhur me motivet e këtij rasti në media u raportua shumë. Përveç problemeve me njerëz të show bizit, Albert Krasniqi ishte i kërkuar nga policia edhe për dhunë ndaj gruas së tij dhe gjithashtu i njëjti kishte qenë i dënuar për vrasje më herët. Këto të dhëna për Albertin bënë që të raportohej se i njëjti ka pasur probleme me familjen e tij, por kjo nuk është ende e qartë për publikun.

Xhaxhai i Albertit, Ismet Krasniqi dha versionin e tij për vrasjen. Ai është shprehur se ngjarja ka qenë aksidentale dhe se Alberti ka qenë duke ia treguar babait të tij një pistoletë të cilën kishte vendosur t’a blente.

Më tej sipas tij, arma ka qenë e mbushur dhe dorasi (babai i Albertit) nuk e ka ditur dhe arma ka kërsitur. Ai mohon se Alberti dhe babai i tij kanë pasue probleme mes vete.

“Së pari i falënderoj të gjithë që kanë qenë pjesëmarrës kjo u tregu çfarë shoqërie ka pas Alberti, çfarë komuniteti ka pas, njërëzit që kanë ardhe më na shpreh ngushëllime për fat të keq në familjen tonë ndodhi një fatkeqësi që ndodh shumë shpesh nëpër botë, sidomos në Kosovë. Rastësisht djali i vëllait e ka ble një pistoletë dhe tu ia tregu babës së vet plumbi ka qenë brenda edhe vëllai se ka ditë, ka kërsit plumbi, ka qenë për neve një tragjedi. Por ka ndodh kjo që na ka trondit krejt familjen. Ne se kemi ditë do harxh kanë dal me ble, tu dalë i ka thënë babi një allti po du me ble, por cka po të vyen kjo allti, hiqu saj….Kqyr se e mirë është e ka marrë në dorë, në dorë i ka kërsit alltia dhe e ka vra me një plumb. Ska pas asnjë mosmarrëveshje, Alberti dihet që ka qenë problematik se e njeh krejt shoqëria, por me familje ka qenë shumë i mirë…Ne e dimë se ka qenë më herët i burgosur për rastin e gracanicës, por ndodhi kjo, një aksident që edhe në andër me pa se kishim mendu që mundet me ndodh”, shtoi ai.”, tha axha i Albertit duke folur për mediat.

“Jo absolut, ai babin e ka pas gjithçka, s’ka pas shanca me ndodh…Ai çdo të mirë e keqe me babën e ka shqyrtu. Skenderi u mundu me zbutë situatën me raportu në polici për shkak të mosmarrëveshjes me gru që e ka pas…Edhe alberti ndoshta prej frikës e ka ble një armë….ka qenë aksident, qa është kjo armë edhe qysh e ka pas në dorë ka kërsit ish kanë plumbi në cevë, edhe pse vëllau ka qenë ushtar por kjo ndodh edhe te profesionistët, po këto ndodhin gjithkund. Në gjoks i ka ra plumbi, tu e kqyr çfarë arme qysh ka kërsit veç Zoti e di”, përfundoi ai.

Xhaxhai i Albertit tregon versionin e tij për vrasjen: Arma është e shejtanit

E avokati i Skender Krasniqit, Ramiz Krasniqi është shprehur se vrasja ka ndodhur aksidentalisht.

“Ishte aksidentale, nga pakujdesia. Skënderi është në gjendje shumë të keqe, i mërzitur shumë”, ka thënë avokati.

Flet avokati: Skënder Krasniqi e ka vra aksidentalisht djalin, është i mërzitur shumë

 

Por, pavarësisht kësaj, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, më 27 janar 2021, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet S.K., dhe ndaj të njëjtit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në drejtim të veprave penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Personi i lartcekur, dyshohet se më 27 janar 2021, rreth orës 17:00, me armë zjarri ka privuar nga jeta personin me inicialet A.K., (djalin e tij), në garazhin e objektit banesor të tyre, nga motive të panjohura deri më tani.I dyshuari, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, ndërsa, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë, për obdukim”, thuhet në njoftimin për media të Prokurorisë lidhur me rastin.

Kërkohet të caktohet masa e paraburgimit për Skender Krasniqin

Ndërsa sot, iu dha lamtumira e fundit Albert Krasniqit. Në varrimin e tij ishin prezentë qindra-mijëra persona, miq, familjarë e njerëz të skenës të cilët ishin të afërt me viktimën.

Qindra njerëz në varrimin e Albert Krasniqit, që u vra mbrëmë nga babai i tij

Ajo që ra në sy ishte mungesa e babait të tij (dorasit) tek varrezat. Fillimisht, mund të aludohej se i njëjti nuk është lejuar nga policia të jetë në varrimin e djalit të tij të cilin e vrau vet, por avokati i Skender Krasniqit bëri të ditur se nuk ka pasur kërkesë për të marrë pjesë në varrim.

Familjarët dhe të tjerët kanë versione të ndryshme lidhur me vrasjen e Albert Krasniqit nga babai i tij, por deri në një version të organeve gjegjëse, nuk do të kuptohet se si njëmend ndodhi ky rast që tronditi mbrëmë Prishtinën. /Lajmi.net/ 

Babai i Albert Krasniqit s’ka kërkuar të shkojë në varrimin e djalit të tij që e vrau mbrëmë

TË ngjajshme

Jeta e vështirë e 63-vjeçares me kancer: Ka 20 vjet që i kanë vdekur burri dhe 7 fëmijët

Radio-Ahireti

Zeka: Të gjithë ata që po ikin për Shqipëri po e bëjnë një protestë të heshtur kundër Qeverisë Kurti

Radio-Ahireti

Meta uron Vjosa Osmanin: I bindur se do t’i shërbejë të gjithë qytetarëve të Kosovës

Radio-Ahireti

Kërkesat e Luginës së Preshevës për Kurtin, ndër to edhe përfshirje në dialog

Radio-Ahireti

​Italia konfirmon 11.629 raste të reja me koronavirus

Radio-Ahireti

Rritjen më të madhe me vota në këto zgjedhje e pati Glauk Konjufca

Radio-Ahireti