aksident-i-rende-ne-aksin-fushe-kruje-lac,-1-i-vdekur-dhe-2-te-plagosur

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Laç, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë të regjistruar mbrëmjen e të shtunës (23 janar) në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç.

Ngjarja ka ndodhur në orën 22:40.

Shtetasi D. S., duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. S., 46 vjeç, banues në Pukë e më pas me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin B. M., i cili drejtonte mjetin në gjëndje të dehur.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shoferi i mjetit tip “Ford”,  A. S., 46 vjeç dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pasagjerët në mjet, shtetaset D. S., 64 vjeçe dhe P. S., 68 vjeçe, banuese në Pukë.

Policia rrugore ka arrestuar në flagrancë shtetasit D. S., 40 banues në Krujë dhe B. M., 52 vjeç, banues në Has.

Grupi hetimor po heton për të për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, për veprime të mëtejshme.

The post Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Laç, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Maqedoni e Veriut, 6 të vdekur dhe 63 raste të reja me COVID-19

Radio-Ahireti

Rusia: Nuk është raportuar asnjë viktimë nga vaksinat tona

Radio-Ahireti

OBSH: Ngadalësia e vaksinimit në Evropë, e papranueshme

Radio-Ahireti

Mbarëvajtja e zgjedhjeve, institucionet zotohen për bashkëpunim

Radio-Ahireti

9 të vdekur dhe 571 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

“Kemi mbet që 1 vit brenda si në burg”, vaksinimi ua kthen shpresën të moshuarve

Radio-Ahireti