aksident-i-rende-ne-gjakove,-shtate-te-lenduar,-njeri-nga-ta-ne-gjendje-me-te-rende

Aksident i rëndë në Gjakovë, shtatë të lënduar, njëri nga ta në gjendje më të rëndë

Shtatë persona kanë marrë lëndime, njëri prej të cilëve është në gjendje më të rëndë si pasojë e një aksidenti në fshatin Bishtazhin të Gjakovës.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, rasti ka ndodhur mes dy automjeteve.

Gjurkaj për Telegrafin tha se i lënduari i cili është në gjendje më të rëndë ka pësuar edhe thyerje të nofullës.

“Aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Bishtazhin, ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Vetura e cila ishte në drejtimin Prizren-Gjakovë ka bërë tejkalim të pasigurt dhe ka goditur veturën tjetër në pjesën e parme nga ana e majtë e cila ishte në drejtim të Prizrenit. Gjatë këtij aksidenti janë lënduar 7 persona, një nga ta është në gjendje të rëndë (ka thyerje të nofullës)”, tha Gjurkaj.

The post Aksident i rëndë në Gjakovë, shtatë të lënduar, njëri nga ta në gjendje më të rëndë appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Dy të dyshuarit për dallavere me vota sot dalin para gjykatës

Radio-Ahireti

Qeveria ndan 1 milion euro për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në vërshimet e javës së parë të janarit 2021

Radio-Ahireti

Diaspora ka edhe dy ditë kohë që të dërgojë fletëvotimet në Kosovë – deri tani kanë arritur mbi 40 mijë pako

Radio-Ahireti

Ushtarët e FSK-së këtë javë nisen për në misionin e parë paqeruajtës

Radio-Ahireti

Erdoğan: Të gjitha vendet duhet të mbështesin luftën e Turqisë kundër terrorit

Radio-Ahireti

Ambasadori gjerman mirëpret vendimin e LDK-së për votimin e presidentit

Radio-Ahireti