aksidenti-me-fatalitet-ne-rrugen-e-kombit,-i-aksidentuar-edhe-reperi-i-njohur-nga-kosova

Aksidenti me fatalitet në Rrugën e Kombit, i aksidentuar edhe reperi i njohur nga Kosova

Pas aksidentit, Gazeta Korrespodenti ka arritur të kontaktojë me reperin Diamant Sinanaj, i cili tha se ka pësuar vetëm lëndime të lehta, por se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Në aksidentin me fatalitet që ndodhi mbrëmë në afërsi të Rrëshenit në Rrugën e Kombit, ka vdekur një përson, i cili me veturën e tij të tipit BMW është përplasur me një kamion, pastaj është përplasur edhe me një veturë të tipit Renault.

Në veturën Renault ka qenë edhe reperi kosovar Diamant Sinanaj.

Zjarrfikëset, ambulanca dhe policia kanë mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes. Në videon tjetër, poashtu të siguruar nga Korrespodenti, shihen pamje të ekipeve të shpëtimit, të cilët bëjnë përpjeke për të shpëtuar personat e tjerë në këtë aksident. Nga pamjet mund të shihet se kemi të bëjmë me një aksident tejet të rëndë.

TË ngjajshme

Vazhdon aksioni “Call center”, Prokuroria bllokon 700 mijë euro të fituara me veprimtari të dyshimtë

Radio-Ahireti

Vaksina me një dozë e Johnson&Johnson efektive – Aprovimi pritet të bëhet të premten

Radio-Ahireti

Bartës i “7 mëkateve të Biblës”: kjo është përgjigja e Metës për Nanon

Radio-Ahireti

Veriu i Shqipërisë, rajoni më i varfër në Europë sipas Eurostat, të ardhurat për frymë dhe ndryshimi veri-jug

Radio-Ahireti

Etnia në letërnjoftime nxit ndarje apo avancon pozitën e shqiptarëve?

Radio-Ahireti

Fillojnë përgatitjet për vaksinimin e personelit shëndetësor në Klinikën Infektive

Radio-Ahireti