aksion-i-madh-ne-gjithe-prishtinen,-zbrazen-lokalet-qe-s’respektuan-masat-kunder-pandemise

Aksion i madh në gjithë Prishtinën, zbrazën lokalet që s’respektuan masat kundër pandemisë

Ata kanë shqiptuar masa ndëshkimore dhe kanë zbrazur lokalet që kishin shkelur rregullat.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, ka konfirmuar për Klankosova.tv se aksioni po zhvillohet në gjithë Prishtinën.

“Jemi në terren bashkë me Policinë e Kosovës në gjithë regjionin e Prishtinës për të parë zbatimin e masave anti-COVID kur kanë hasur organizime që janë në kundërshtim me ligjin dhe masat e marra nga Qeveria”.

Po ashtu, edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar se disa ekipe të policisë bashkë me inspektorët kanë kryer aktivitete në kafenetë te Rruga B në kryeqytet.

“Në atë lokacion ka njësi policore që janë duke kryer aktivitetet në zbatim, respektim të masave ndaj pandemisë. Aktivitetet janë duke u zhvilluar së bashku me inspektorët kompetentë”.

Aktivitetet e përbashkëta po bëhen për të ndaluar grumbullimin nëpër lokale të organizuara për festat e marsit.

TË ngjajshme

Theret me thikë një person në Pejë

Radio-Ahireti

Rrëfimi rrënqethës: Mediet kroate e krahasojnë Ferdonije Qerkezin me heroinën nga Kroacia

Radio-Ahireti

Kusari-Lila: Për Ambasadën në Jerusalem duhet shikuar pozicioni Amerikës, ata i kemi fanar për politikë të jashtme

Radio-Ahireti

Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë, krijohen kolona në kufi

Radio-Ahireti

Vazhdon operacioni i policisë në ‘Call Center’’, deri tani mbi 2 milionë euro të konfiskuara

Radio-Ahireti

Pas skandalit me kasafortën e Presidencës, shkarkohet Driton Gashi

Radio-Ahireti