albin-kurti-e-mban-“peng”-agim-bahtirin,-nuk-i-jep-siguri-per-rikandidim-ne-mitrovice

Albin Kurti e mban “peng” Agim Bahtirin, nuk i jep siguri për rikandidim në Mitrovicë

Bahtiri, i cili ishte kandidat i AKR-së fitoi zgjedhjet komunale në Mitrovicë për dy mandate radhazi që nga viti 2013.

I kontaktuar nga lajmi.net, Bahtiri ka thënë se janë strukturat e partisë ato të cilat vendosin për këtë.

“Janë strukturat të cilat janë përgjegjëse për të përcaktuar kryetarët e mundshëm të partisë, nuk jam unë”, ka thënë Bahtiri.

Ndërkohë, gjatë një takimi që kishte pasur me kreun e VV-së, Albin Kurti, gjatë muajit të kaluar Bahtiri kishte deklaruar se ishte ftuar për të qenë pjesë e qeverisë, por ai ka refuzuar pasi dëshiron të qëndroj në qytetin e Mitrovicës.

“Më kanë ftuar të jem pjesë e Qeverisë, por do të qëndroj në Mitrovicë”, ka thënë ai.

Kujtojmë, se Bahtiri udhëheq më Mitrovicën që dy mandatë, që nga viti 2013, kur i fitoi për herë të parë zgjedhjet komunale. Në atë kohë AKR-ja e cilësonte Mitrovicën si bastion të saj.

Ndërsa, gjatë viti 2018 ai dha dorëheqje nga kjo parti, duke kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje. /Lajmi.net/

TË ngjajshme

Edhe 7 mijë e 539 raste aktive me koronavirus në Kosovë – A do ketë shtrëngim të masave?

Radio-Ahireti

Faton Peci ishte dëshmitar i masakrës së tregut në Mitrovicë, tregon përjetimet

Radio-Ahireti

Euronews shkruan për kërkesën që iu bë Joe Biden-it për zhvendosjen e Speciales në Kosovë

Radio-Ahireti

Mbi 89 mijë raste me COVID-19 brenda një viti në Kosovë

Radio-Ahireti

Miliarderët e Amerikës u bënë 1.1 trilionë dollarë më të pasur gjatë pandemisë

Radio-Ahireti

Nga brigjet e Oqeanit Paqësor, deri në ekstremin perëndimor të Afrikës – këto janë xhamitë më të mëdha në botë (Foto)

Radio-Ahireti