albin-kurti-e-prezanton-deputeten-e-pdk-se-qe-sot-kaloi-ne-vv

Albin Kurti e prezanton deputeten e PDK-së që sot kaloi në VV

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Kurti mes tjerash tha se ajo është në përfundim të studimeve në Universitetin Amerikan në Kosovë.

“Deputetja më e re e Kuvendit të Republikës, znj. Adelina Grainca, na u bashkua sot në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ajo është në përfundim të studimeve Master në Universitetin Amerikan në Kosovë. Do të punojmë bashkë për progresin e gjithmbarshëm”, ka shkruar Kurti.

Adelina Grainca ishte deputetja e cila erdhi në sallë sot për të mundësuar kuorumin për zgjedhjen e presidentit.

Përpos që u ul në pjesën e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje ajo edhe votoi në zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Pas kësaj reaguan nga PDK, të cilët ishin të ashpër në drejtim të Graincës, veprimit të saj dhe liderit të VV-së Albin Kurti./Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

TË ngjajshme

Haziri i ashpër me Vjosa Osmanin, thotë se i është bashkuar një liste “marksiste-leniniste”

Radio-Ahireti

Qeveria Kurti ua heq shtesat mbi 2 mijë hetuesve policorë

Radio-Ahireti

Vëllezërit rrahën mes vete me grushte dhe mjete të forta për pronë

Radio-Ahireti

Abdixhiku në konsulta me deputetët e LDK-së, para takimit me Kurtin e Osmanin

Radio-Ahireti

Franca i dhuron Kosovës donacion, Zemaj: Do ta lehtësoj punën e personelit shëndetësor

Radio-Ahireti

Nga nesër në qendrën e Prishtinës nis aplikimi i çmimores së re për parkimin e veturës

Radio-Ahireti