Image default

Albin Kurti të shtunën ligjeron në Oxford Political Review

Kryeredaktori i revistës OPR (Oxfort Political Review), Brian Wong së bashku me Redaktorin Përgjegjës të këtij mediumi, të shtunën në ora 10:00 do të zhvillojnë një bisedë me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Intervista do të zhvillohet drejtpërdrejt në rrjetet sociale YouTube dhe Facebook.

Revista në fjalë ka bërë dhe një përshkrim për kandidatin e Vetëvendosjes për kryeministër.

Kurti është kryetari i partisë më të madhe politike në Kosovë, Lëvizja VETËVENDOSJE!

Ai u bashkua me lëvizjen studentore në gusht të vitit 1997, e cila organizoi protesta paqësore për lirimin e objekteve të universitetit të cilat ishin okupuar nga autoritetet e regjimit serb.

Kur filloi lufta në Kosovë, në gusht 1998, Kurti filloi të punojë si Sekretar i Zyrës së Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai u arrestua nga policia serbe më 27 prill 1999 dhe më pas u burgos.

Për shkak të presionit ndërkombëtar, Kurti u la i lirë më 7 dhjetor 2001.

Kurti ka qenë deputetë i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës për tre mandate.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 6 tetor 2019, Albin Kurti dhe LVV fituan numrin më të madh të votave në Kosovë.

The post Albin Kurti të shtunën ligjeron në Oxford Political Review appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Komuna e Skenderajt: Shoqata “Jetimët e Ballkanit” s’ka sjellë mish të prishur, faji është te frigoriferi

Radio-Ahireti

Nazim Neziri, 105 vjeçari nga Vitia që ka agjëruar 96 Ramazana (Video)

Radio-Ahireti

Gjatë janarit, 10 persona humbën jetën në aksidente trafiku

Radio-Ahireti

102 mijë e 100 votues jashtë vendit – KQZ-ja i përfshinë në listë votuese edhe ata që nuk u lajmëruan në telefon

Radio-Ahireti

Ndalohen 5 persona për rrëmbim, në mesin e tyre 2 zyrtarë policorë

Radio-Ahireti

Rritet numri i braktisjes së foshnjave në QKUK

Radio-Ahireti