alexei-navalny-zhvendoset-ne-nje-burg-te-vecante,-qindra-kilometra-larg-moskes

Alexei Navalny zhvendoset në një burg të veçantë, qindra kilometra larg Moskës

Navalny i cili është i dënuar me dy vjet e gjysmë burgim për shkak të shkeljes së lirimit me kusht e të cilin ai e demanton duke thënë se kjo është e orkestruar nga Kremlini, është transferuar në burgun e veçantë, ka bërë të ditur një zyrtar nga ky Komision.

Raportohet se Navalny do të karantinohet para se tu bashkohet të burgosurve të tjerë atje.

Aleati i Navalnyt, Leonid Volkov ka shkruar në rrjetet sociale të dielën se avokati dhe familja e Navalnyt nuk janë informuar rreth vendndodhjes së tij prej të enjtes kur mësuan se ai ishte zhvendosur në një burg tjetër.

Navalny do kryejë dënimin e tij në burgun e veçantë, në regjionin e Vladimirit, 100 kilometra larg Moskës.

TË ngjajshme

Nga Vetëvendosje ua përkujtojnë deputetëve obligimin që kanë për seancat në Kuvendin e Kosovës

Radio-Ahireti

Haradinaj prezanton edhe dy kandidatë nga Suhareka

Radio-Ahireti

Behramaj thotë se Kurti s’ka njerëz as për t’ia shkruar një status: Ndoshta edhe ka, por nuk iu beson

Radio-Ahireti

“Nuk dorëzohemi”, valon flamuri i hartës së Kosovës me simbole serbe në protestën në Beograd

Radio-Ahireti

Pacolli për letrën e Biden: Sinjal i rëndësishëm

Radio-Ahireti

​Haradinaj kërkon veprime nga qeveria që të pengohet ngritja e çmimit të energjisë elektrike

Radio-Ahireti