ambasada-amerikane:-korrupsioni,-nder-pengesat-me-te-medha-per-rritjen-ekonomike-te-kosoves

Ambasada amerikane: Korrupsioni, ndër pengesat më të mëdha për rritjen ekonomike të Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se është krenare që e përkrah fushatën multimediale për informimin e publikut “E ardhmja është në duart tona”.

“Kjo fushatë, që filloi në shtator të vitit 2020, vë në pah se si të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë mund të luajnë rolin e tyre përmes angazhimit qytetar aktiv për ndërtimin dhe sigurimin e të ardhmes paqësore, të drejtë dhe të begatshme. Ndryshimi është i mundshëm vetëm kur populli i Kosovës të marrë të ardhmen në duart e veta dhe të ndërmarrë veprim për të nxitur ndryshimin”, thuhet në njoftim.

Ambasada thekson se korrupsioni mbetet ndër pengesat më të mëdha për rritjen ekonomike të Kosovës, investimet në sektorin privat dhe krijimin e mundësive për punësim, veçanërisht për të rinjtë.

“Përmes veprimit të thjeshtë – duke thënë „Jo” dhe duke refuzuar për të marrë pjesë në nepotizëm, ryshfet dhe korrupsion, madje edhe në shkallë të vogël, si dhe duke i raportuar rastet – qytetarët e rëndomtë mund të kenë ndikim të vërtetë dhe afatgjatë në luftimin e korrupsionit”, thuhet në njoftim.

The post Ambasada amerikane: Korrupsioni, ndër pengesat më të mëdha për rritjen ekonomike të Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

AI: Kina po dërgon fëmijët ujgurë në jetimore

Radio-Ahireti

Amnesty kritikon SHBA dhe BE se nuk kanë ndarë vaksina me vendet e varfra

Radio-Ahireti

Kurti: Lista jonë do t’i ketë 110 kandidatë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Radio-Ahireti

Fillon zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit

Radio-Ahireti

Sulmohet pallati presidencial në Jemen

Radio-Ahireti

Policia dënon me 500 euro të infektuarit me COVID-19 që po thyejnë izolimin

Radio-Ahireti