ambasada-e-kosoves-ne-gjermani-me-njoftim-te-rendesishem-per-diasporen

Ambasada e Kosovës në Gjermani me njoftim të rëndësishëm për diasporën

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar për masat e reja kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19 të marra të mërkurën në Gjermani.

Bëhet e ditur se nga 8 marsi do të lejohet hapja e dyqaneve në zonat që kanë një kuotë të ulët infeksionesh nën 50 për 100 mijë banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Në rast se shifrat e infeksioneve do të jenë në rënie është vendosur edhe hapja graduale e aktiviteteve të tjera.

Po ashtu në njoftim thuhet edhe se është vendosur gjithashtu që duke nisur nga 8 marsi çdo qytetari do t’i ofrohet një test i shpejtë ndaj coronavirusit falas.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Pas takimit të Kancelares Angela Merkel dhe Kryeministrave të Landeve lidhur me ecurinë e mëtejshme të masave kufizuese prej pandemisë së koronavirusit është arritur marrëveshja që lockdown aktualisht në fuqi deri më 7 mars do të zbutet gradualisht.

Nga 8 marsi do të lejohet hapja e dyqaneve në zonat që kanë një kuotë të ulët infeksionesh, nën 50 për 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh. Në rast se incidenca është mbi 50 do të aplikohet sistemi i blerjeve “klick and meet”, klienti mund të rezervojë një orar të caktuar me dyqanin përkatës për blerjen. Me një incidencë me më shumë se 100 infeksione përgjatë tri ditëve në zonën e prekur do të mbyllen sërish dyqanet dhe aktivitetet e tjera.

Sa i përket sektorit të gastronomisë, në rast se incidenca nën 50 është e qëndrueshme në harkun kohor të 14 ditëve, atëherë mund të hapen lokalet që ofrojnë shërbime në mjedise të hapura.

Nëse shifrat e infeksioneve do të jenë në rënie është vendosur edhe hapja graduale e aktiviteteve të tjera. Me incidencë nën 100 raste të reja për 100.000 banorë me respektimin rigoroz të rregullave të higjenës mund të hapen edhe muzetë, kopshtet zoologjike e botanike si dhe vendet përkujtimore.

Lidhur me ecurinë e vaksinimit synohet që duke nisur nga fillimi i prillit në këtë proces të involvohen më shumë se deri tani mjekët ekspertë dhe mjekët e familjes. Aktualisht vaksinimi zhvillohet vetëm në qendrat e krijuara enkas.

Eshtë vendosur gjithashtu që duke nisur nga 8 marsi çdo qytetari do t’i ofrohet një test i shpejtë ndaj koronavirusit falas. Qendrat lokale të testimit do të venë në dispozicion infrastrukturën e nevojshme.

The post Ambasada e Kosovës në Gjermani me njoftim të rëndësishëm për diasporën appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Arkivat ekspozojnë rolin francez në gjenocidin e Ruandës

Radio-Ahireti

Zjarrvënie në një shkollë private për fëmijët myslimanë

Radio-Ahireti

Tensionet në Ukrainën lindore, presidenti Volodymyr Zelenskyy takim me Erdoganin

Radio-Ahireti

Në Mamushë infektohen me COVID-19 shtatë mjekë e infermierë, në Dragash pesë

Radio-Ahireti

Maqedoni e Veriut, 6 të vdekur dhe 63 raste të reja me COVID-19

Radio-Ahireti

Turqi, arrestohen 130 ushtarakë nën dyshimet për lidhje me FETO-n

Radio-Ahireti