ambasadori-gjerman-ne-serbi:-bombardimet-e-nato-s-te-vitit-1999-ishin-te-domosdoshme

Ambasadori gjerman në Serbi: Bombardimet e NATO-s të vitit 1999 ishin të domosdoshme

Sipas Schieb, intervenimi duhej të ndodhte për të parandaluar gjenocidin dhe një katastrofë humanitare në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Ai tha se bombardimet nuk ndodhën rastësisht dhe ishin të nevojshme për të parandaluar atë që po zhvillohej në Kosovë.

“Unë jam i vetëdijshëm se kjo është një çështje e diskutueshme dhe se nuk kishte asnjë vendim të Këshillit të Sigurimit të KB, për fillimin e veprimit ushtarak. Por duhej marrë një vendim, qëllimi ishte të shmangej një katastrofë humanitare, të shmangej gjenocidi”, tha ai për Televizionin e Vojvodinës.

Referuar raporteve dhe dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, Schieb ka përçuar edhe në Serbi mesazhin e Berlinit zyrtar se duhet të përfundojë me normalizim të raporteve midis dy vendeve. /Lajmi.net/ 

TË ngjajshme

Imri Ahmeti mohon se po zhvillohet aksion policor në Komunën e Lipjanit, a ka të arrestuar?

Radio-Ahireti

Familja e tij iku në Jordani në vitin 1904, por ata se harruar gjuhën shqipe

Radio-Ahireti

Hoxhaj i reagon Vuçiqit pas fotografisë me hartën e Kosovës në Instagram

Radio-Ahireti

Të martën protestohet lidhur me përfaqësimin e komuniteteve në Kuvend

Radio-Ahireti

Basha uron Kurtin dhe Osmanin: Kosova ka sfida të mëdha përpara

Radio-Ahireti

Hoxhaj: Kryesia e PDK-së s’ka shprehur vullnet për ta votuar Osmanin për presidente

Radio-Ahireti