Image default

Anton Quni thotë se është kandidat për kryetar të LDK-së

Quni e ka konfirmuar kandidaturën ekskluzivisht në T7, teksa ka thënë se do ta rikthejë votuesin e LDK-së.

“Jam kandidat për kryetar të LDK-së. Janë shumë arsye e faktorë pse kam vendosur t’i futem kësaj gare. Në zgjedhjet e fundit është shprehë mosbesim ndaj LDK-së. Ata që kanë dalë në VV, brenda një kohe të shkurtër do t’i riktheja në shtëpinë e tyre”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

Komentet e tij vijnë pas kërkesës për dorëheqje të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës. Quni, deri më tani është kandidati i parë që e ka bërë të ditur publikisht kandidaturën e tij për këtë post.

Në mesin e emrave të përmendur deri më tani kanë qenë edhe Lutfi Haziri, Kujtim Shala, e emra të tjerë.

TË ngjajshme

Prokuroria deklarohet për vrasjen e Albert Krasniqit

Radio-Ahireti

Rron Gjinovci publikon fotografinë e babait të tij me Kadri Veselin: Mua kurrë s’më ka puthur si atë

Radio-Ahireti

Rezultatet e fundit: VV 47.86%, PDK 17.40%, LDK 13.07%, AAK 7.42%

Radio-Ahireti

Vendos Qeveria e Zvicrës: Nuk ka hapje të restoranteve më 1 mars

Radio-Ahireti

Vaksina Moderna kundër COVID-19 ka dërguar 55 milionë doza në SHBA

Radio-Ahireti

Gjermania regjistron 3.856 raste të reja me COVID-19

Radio-Ahireti