apple-vendos-sensorin-e-gishtave-nen-ekran-te-iphone

Apple vendos sensorin e gishtave nën ekran të iPhone

Bloomberg ka raportuar se inxhinierët e kompanisë Apple kanë plane të reja për versionet e reja të iPhone, përkundër faktit se ndryshime të shumta janë zbuluar edhe në iPhone 12. Njëri prej tipareve të reja të modelit të ri të iPhone pritet të jetë sensori i gjurmëve të gishtave që do të jetë nën ekranin e telefonit.

Ky funksion thuhet se nuk do ta zëvendësojë Face ID, por i njëjti do të ofrojë një mënyrë të re alternative për verifikimin e identitetit të përdoruesit në rast se përdoruesi është duke mbajtur maskë në fytyrë, gjë që do ta bënte Face ID-në më vështirë të aplikueshme, transmeton Lajmi.net.

Burimi i njëjtë i informacionit thotë gjithashtu se Apple po teston ekranet e lakueshme, por për këtë natyrisht se duhet të pritet edhe pak kohë. /Lajmi.net

TË ngjajshme

Sa fitoi Apple në kohën e pandemisë?

Radio-Ahireti

Prej tash mund ta bëni edhe këtë me iPhone

Radio-Ahireti

Italia paditë Apple për ngadalësimin e iPhone

Radio-Ahireti

Miliona njerëz tashmë kanë fshirë WhatsApp-in

Radio-Ahireti

Kina gjen zgjidhjen: Do të shkundë shiun prej reve

Radio-Ahireti

Instagram sjell edhe një veçori

Radio-Ahireti