armin-laschet-u-zgjodh-udheheqes-i-unionit-kristian-demokrat-ne-gjermani

Armin Laschet u zgjodh udhëheqës i Unionit Kristian Demokrat në Gjermani

Kryeministri i landit gjerman të North Rhine-Westfalen, Armin Laschet fitoi sot udhëheqjen e Kristian-demokratëve konservatorë të Gjermanisë (CDU), duke mundur avokatin e pasur të korporatave Friedrich Merz në një balotazh.

”Ne do të fitojmë vetëm nëse qëndrojmë të fortë në qendër të shoqërisë”, deklaroi Armin Laschet, duke folur në kongresin virtual të CDU-së dhe duke nënvizuar se ky ishte qëllimi që ai dhe Jens Spahn ndjekin “si ekip”.

“CDU nuk është një shfaqje e vetme”, shtoi ai, duke nënvizuar se ”sot shumë besojnë së pari tek Angela Merkel dhe pastaj në parti. Besimi në CDU duhet të rikthehet”, shtoi ai.

Presidenti i ri i CDU-së, Armin Laschet falënderoi për besimin e dhënë.

“Unë jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë”, tha ai.

”Do të mundësoj që edhe në zgjedhjet federale, të jetë CDU ajo që do të vendosë për kancelarin e ardhshëm”, theksoi ai në përfundim të votimit

The post Armin Laschet u zgjodh udhëheqës i Unionit Kristian Demokrat në Gjermani appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Kurti zyrtarisht pranon detyrën e kryeministrit të Kosovës

Radio-Ahireti

Shqipëri, 631 raste të reja dhe 17 të vdekur në 24 orët e fundit

Radio-Ahireti

Sot është afati i fundit për dorëzimin e listave – asnjë parti e madhe shqiptare nuk ka aplikuar deri tani

Radio-Ahireti

470 mijë persona të vaksinuar në Shqipëri

Radio-Ahireti

Al-Azhar rikonfirmon fetvanë për vaksinimin gjatë Ramazanit

Radio-Ahireti

14 të vdekur dhe 701 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti