arrestime-ne-disa-komuna,-policia-sekuestron-canta-me-para

Arrestime në disa komuna, Policia sekuestron çanta me para

Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda sot ka zhvilluar aksione në Prishtinë, Istog, Lipjan, Podujevë, Gjilan.

Pas aksionit të sotëm në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë janë arrestuar katër zyrtarë, ndërsa Telegrafi ka mësuar se janë sekuestruar dy çanta me para.

Siç bëhet e ditur paratë janë konfiskuar nga shtëpitë e disa prej të arrestuarve.

Përveç katër arrestimeve në AZHB, Telegrafi ka mësuar se janë arrestuar edhe dy zyrtarë të komunës së Istogut.

Ndryshe, në orën 13:30 Prokuroria e shtetit ka paralajmëruar konferencë lidhur me aksionin e sotëm në disa qendra të Kosovës.

The post Arrestime në disa komuna, Policia sekuestron çanta me para appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Tre të vdekur dhe 461 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Kanada, iftare mobile nën masat anti-COVID-19

Radio-Ahireti

Rrënoja të xhamisë nga dekadat e hershme të Islamit gjenden në Izrael

Radio-Ahireti

5 të vdekur dhe 160 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Qeveria e Kosovës miratoi Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për vitet 2022-2024

Radio-Ahireti

IKSHPK: Cilësia e ujit nga liqenet brenda standardeve të parapara

Radio-Ahireti