arrestohen-dy-persona-per-vjedhje-te-rende,-ne-kerkim-i-dyshuari-i-trete

Arrestohen dy persona për vjedhje të rëndë, në kërkim i dyshuari i tretë

Aksioni i hetuesve është realizuar në rrugën “Abedin Sogojeva” në Fushë Kosovë, saktësisht në një parking, ku personat e dyshuar po tentonin që të merrnin pjesë (katalizatorin) nga një veturë.

Ka qenë reagimi i shpejtë i policisë në rroba civile ai që ka rezultuar me arrestimin e personave të dyshuar:

• M. N, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, (i përfshirë si i dyshuar në 35 vepra)

• F. N, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,(i përfshirë si i dyshuar në 19 vepra , kryesisht vjedhje të rënda, vjedhje).

Personat e dyshuar, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që policia ka identifikuar edhe të dyshuarin e tretë;

M. V, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili aktualisht është në arrati.

Hetuesit policor kanë filluar procedurat e nevojshme policore ndaj të arrestuarve, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të veprave të natyrës së njëjtë.

TË ngjajshme

Kosnett thotë se po përpiqen që t’i ndihmojnë Kosovës në sigurimin e vaksinave

Radio-Ahireti

Shefi i stafit të Vjosa Osmanit, me lojë fjalësh tenton ta arsyetojë presidenten që s’e përmendi UÇK-në

Radio-Ahireti

Italia ndër vendet e para në Europë për sulmet ndaj gazetarëve

Radio-Ahireti

​Kroaci: Ofrojnë pagë deri në 2.000 euro, askush nuk dëshiron të punojë

Radio-Ahireti

883 gjoba brenda 24 orësh për shkelësit e masave anti-COVID19

Radio-Ahireti

Vjet u nënshkruan 722 kontrata me negocim nga institucionet në vlerë prej 32 milionë euro

Radio-Ahireti