arrestohet-julia-navalny,-gruaja-e-kritikut-te-putinit,-alexei-navalny

Arrestohet Julia Navalny, gruaja e kritikut të Putinit, Alexei Navalny

Lajmi u konfirmua nga bashkëpunëtorët e Navalnyt.

“Julia Navalny u ndalua nga policia gjatë një shëtitje paqësore në Moskë. Avokati nuk u lejua ta shihte atë, dhe policia as nuk u prezantua, ata nuk treguan dokumentet dhe as nuk thanë arsyen e arrestimit”, shkroi shefi i departamentit ligjor të Fondacionit Navalny, Vyacheslav Gimadi.

Protesta masive në gjithë Rusinë janë mbajtur sot në mbështetje të kritikut të presidentit rus, ndërsa janë raportuar mbi 2200 persona të arrestuar deri tani. Mijëra njerëz thyen masat anti-Covid për t’i dalë në mbrojtje Alexei Navalnyt, i cili u arrestua pas kthimit të tij nga Gjermania, ku qëndroi për rreth 6 muaj për t’u trajtuar nga një tentativë për ta mbytur duke e ehelmuar. Ai u kthye prapa grilave nga autoritetet ruse me arsyetimin se kishte thyer një dënim me kusht.

TË ngjajshme

Elon Musk thyen rekordin e ri: I shton 25 miliardë dollarë në pasurinë e tij në një ditë të vetme

Radio-Ahireti

Situata me COVID-19, vetëm dy shtretër të lirë nga gjithsej 120 sa janë në Klinikën Infektive

Radio-Ahireti

Italia bëhet vendi i parë i BE-së që do të prodhojë vaksinën ruse “Sputnik V”

Radio-Ahireti

Ish-ministri i shëndetësisë: Numri i të infektuarve me COVID-19 s’do të rritet, shumë qytetarë e kanë kaluar

Radio-Ahireti

Shefi i BE-së i shkon në takim Hazirit, pasi zyrtarizoi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Radio-Ahireti

COVID-19 në Kosovë: Mbi 10 mijë e 500 raste aktive, 15 komuna kalojnë në zonë të kuqe

Radio-Ahireti