Image default

Arrijnë në Kosovë fletëvotimet për zgjedhjet e së dielës

Fletëvotimet për zgjedhjet e 14 shkurtit kanë mbërri në Kosovë, ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir ELezi.

Ai ka bërë të ditur se fletëvotimet të shtunën do të shpërndahen në depot e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.Elezi ka sqaruar se ato të dielën në mëngjes do të shpërndahen për në 888 qendra të votimit të cilat kanë gjithsej 2 mijë e 382 vendvotimet.

“Mund t’iu konfirmoj se fletëvotimet kanë arritur në Kosovë. Të shtunën do të shpërndahen në depot e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, ndërsa të dielën në mëngjes për në 888 qendra të votimit të cilat kanë gjithsej 2 mijë e 382 vendvotimet”, tha ai për për Ekonomia Online.Elezi ka shtuar se bazuar në listën përfundimtare të votuesve, votues me të drejtë vote për këto zgjedhje janë 1 milion 794 mijë e 862 votues, ndërsa janë shtypur 1 milion e 617 mijë e 200 fletëvotime“Bazuar në Listën Përfundimtare të Votuesve, votues me të drejtë vote për këto zgjedhje janë 1 milion 794 mijë e 862 votues, ndërsa janë shtypur 1 milion e 617 mijë e 200 fletëvotime përfshirë fletëvotimet rezervë. Rrjedhimisht i bie se janë shtypur 177 mijë e 662 fletëvotime më pak se numri i votuesve apo në përqindje 9,89 % më pak”, shtoi Elezi.

The post Arrijnë në Kosovë fletëvotimet për zgjedhjet e së dielës appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Si duhet ta dërgojnë diaspora pakon me fletëvotim në adresë të KQZ-së?

Radio-Ahireti

Quni: Jam kandidat për kryetar të LDK-së

Radio-Ahireti

Aeroporti ‘Adem Jashari’: Nisja e fluturimeve nuk varet nga ne, por nga Qeveria

Radio-Ahireti

Tri dekada nga rrëzimi i shtatores së diktatorit Enver Hoxha, persekutimet dokumentohen në muze

Radio-Ahireti

OBSH: Aprovohet përdorimi urgjent i vaksinës AstraZeneca

Radio-Ahireti

Maqedoni e Veriut, 13 të vdekur dhe 72 raste të reja me COVID-19

Radio-Ahireti