arsim-bajrami:-ua-kam-leshuar-vendin-gjeneratave-te-reja-ne-pdk,-te-njejten-ta-bejne-koleget-e-mi

Arsim Bajrami: Ua kam lëshuar vendin gjeneratave të reja në PDK, të njëjtën ta bëjnë kolegët e mi

“Unë iu kam bashku UÇK’së  në vitin 1996 duke këshilluar Shtabin e Përgjithshëm, duke këshilluar Drejtorinë Politike, në kontaktet e para ndërkombëtare. Kur kemi filluar komunikimin me amerikanët, takimet e para me z.Hill i kam bërë unë në Drenicë, në malet e Drenicës në Shtabin e Përgjithshëm ku kam këshilluar z.Thaçi që të refuzojnë çfarëdo drafti që nuk garanton pavarësi”, tha Bajrami.

“Pastaj i jam bashkuar UÇK’së në Rambuje ku kam shërbyer i këshilltari kryesor juridik dhe pas luftës kam themeluar Partinë Demokratike me z.Thaçi ku kam qenë në mesin e 10 themeluesve të parë apo do të thoja profesori i parë që iu ka bashku”, theksoi ai për RTV21.

Pas përfundimit të ciklit të shtetndërtimit unë iu kam kthyer studentëve sepse njeriu duhet me ditë kur hyn në politikë dhe kur del. Politika nuk duhet me të qit sikurse valët e detit që qesin dikë përtej detit. Në politikë duhet me dalë dinjitetshëm dhe i pastër”, theksoi Bajrami.

“Kam biseduar me lidershipin e partisë. S’ka qenë as për ata një vendim i lehtë që të pajtohen me mua që të lirojë pozitën gjeneratave të reja dhe mendoj se këtë shembull duhet ta bëjnë edhe kolegët e tjerë në PDK, që ta kuptojnë se ne jemi themelues, ne mund të jemi këshilltarë të mirë por duhet provuar me një gjeneratë të re”, tha ai.

 

TË ngjajshme

Szunyog uron Kurtin: Jemi gati të thellojmë bashkëpunimin BE – Kosovë

Radio-Ahireti

Krijohet mikroçipi që zbulon Covid-19 para simptomave

Radio-Ahireti

A do të shkarkohet sot ndonjë ministër apo zëvendëskryeministër? Flasin nga Qeveria

Radio-Ahireti

“Nëse është interes i shtetit, LDK mund ta votojë edhe Vjosa Osmanin për presidente”

Radio-Ahireti

Haradinaj: Nëse Kosovës i pamundësohet anëtarësimi në OKB dhe NATO të bashkohemi me Shqipërinë

Radio-Ahireti

Njihni me deputetin më të moshuar në Kuvendin e Shqipërisë (Foto)

Radio-Ahireti