asnje-i-vdekur-dhe-246-raste-me-covid-ne-kosove

Asnjë i vdekur dhe 246 raste me COVID në Kosovë

Ministri në detyrë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, se brenda 24 orëve të fundit kanë arritur numër rekord të testimit që nga fillimi i pandemisë dhe se asnjë qytetar nuk ka humbur jetën në betejën me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.031 testime dhe nga këto monstra vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Postimi i plotë i Zemajt:

Brenda 24 orëve, kemi rekord testime që nga fillimi i pandemisë, 3.031 teste dhe nga këto mostra vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, apo në përqindje vetëm 8.1%, ndërsa asnjë qytetar nuk ka humbur jetën në betejën me Covid 19.

Përgëzoj për punën e palodhshme Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në tërë Republikën e Kosovës!

Të dashur qytetarë, kjo situatë e kontrolluar epidemiologjike është arritur falë bashkëpunimit të të gjithëve.

Respektoni rekomandimet anti Covid.

Numër rekord i testimeve në 24 orët e fundit, Zemaj tregon rezultatetBashkë ia dalim!

The post Asnjë i vdekur dhe 246 raste me COVID në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

17 të vdekur dhe 1 mijë e 112 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Radio-Ahireti

1,520 persona të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Nga Drenasi në Prishtinë për të marrë vaksinën, 100-vjeçarja: Dua të jetojë edhe ndonjë ditë

Radio-Ahireti

Miratohet koncept dokumentin i Ministrisë së Drejtësisë për konfiskimin e pasurisë së paligjshme

Radio-Ahireti

Policia izraelite nuk lejon hyrjen e dhjetëra palestinezëve në xhaminë Al-Aksa

Radio-Ahireti

Bullgaria më e fundit që ndal vaksinën AstraZeneca; OBSH thotë se nuk ka nevojë

Radio-Ahireti