Image default

Avokati i Popullit reagon për tubimet elektorale dhe i bën thirrje KQZ-së që të shqyrtohen të gjitha aplikacionet nga diaspora

Avokati i Popullit përmes një reagimi për media ka theksuar se ka vërejtur se që nga fillimi i fushatës parazgjedhore nuk janë respektuar masat antiCOVID nga ana e partive politike ndërsa në anën tjetër institucionet që kanë për obligim t’i zbatojnë këto masa nuk kanë reaguar.

“Ky është një standard i dyfishtë që nuk mund të tolerohet dhe cenon barazinë e qytetarëve para ligjit. Përveç kësaj, Avokati i Popullit shpreh shqetësimin e tij për rrezikimin e jetëve të qytetarëve për mos respektim të masave. Avokati i Popullit edhe njëherë rithekson obligimin që kanë të gjitha institucionet dhe partitë politike që të respektojnë masat për parandalimin e pandemisë ndërsa fton autoritetet kompetente që të ndërmarrin veprime konkrete për respektimin e këtyre masave nga subjektet politike“, thuhet në reagim.

Avokati i Popullit më tej ka theksuar se bazuar në ankesat që ka pranuar nga qytetarët që ndërlidhen me procesin zgjedhor e që kryesisht kanë të bëjnë me verifikimin e aplikacioneve jashtë vendit, vështirësitë për shkarkim të formularëve të fletëvotimeve nga web faqja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), mos përfshirja e qytetarëve me të drejtë vote në listën e votuesve, si dhe mospranimi përmes emailit të ankesave nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

“Po ashtu, kërkesë e veçantë e votuesve jashtë vendit ka qenë mundësia që të shtyhet afati për pranimin e votave të dërguara me postë. Lidhur me këto ankesa, Avokati i Popullit i bënë thirrje KQZ-së ti shqyrtojë ato me qëllim që askush të mos privohet nga e drejta për të votuar.

Për krejt këto shqetësime e me qëllim të përmbushjes së mandatit kushtetues, Avokati i Popullit është mobilizuar që të monitorojë procesin zgjedhor dhe me këtë rast njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se zyra kryesore dhe ato rajonale do të jenë të hapura në ditën e zgjedhjeve ku do të pranohen ankesat në rast të parregullsive që cenojnë të drejtën e votës së lirë.

Zgjedhjet janë të rëndësishme për vendin prandaj është në interes të të gjithëve që këto zgjedhje të jenë të lira e demokratike“, thuhet në reagim.

TË ngjajshme

Zgjim Hyseni: Albin Kurti ka kërkuar që njerëzit që e kundërshtojnë, të mos jetojnë në Kosovë

Radio-Ahireti

Haziri: PDK duhet të mbetet në opozitë

Radio-Ahireti

Fahrije Hoti flet për fitoren e filmit “Zgjoi”: U gëzova por më ktheu prapa dhimbjet e 20 vjetëve

Radio-Ahireti

Franca drejt masave të reja anti-COVID

Radio-Ahireti

Brestovci: Kurrë nuk do ta harrojmë kontributin e Diasporës në luftën çlirimtare

Radio-Ahireti

​Kolumbi: 12 të vdekur nga fundosja e dy anijeve me pasagjerë

Radio-Ahireti